Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar115,231 persona

Ekonomi

Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar115,231 persona

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 11:19

​Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për tre mujorin e tretë të këtij viti, ku thuhet se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar27,609 familje me gjithsej 115,231 anëtarë.

ASK thotë se ky publikim ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemën e pensioneve bazë të moshës, pensioneve kontributpaguese të moshës, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, skemën për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar27,609 familje me gjithsej 115,231 anëtarë. Numri i përfituesve nga pensionet bazë të moshës ishte 130,320. Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese të moshës ishte 39,827. Numri i përfituesve nga skema për pensionet për personat me aftësi të kufizuara (mosha 18-65 vjeç) ishte 19,014. Ndërsa, numri i fëmijëve që kanë përfituar nga skema për fëmijët me aftësi të kufizuara ishte 2,745. Numri i përfituesve nga skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës ishte 12,965.Numri i përfituesve nga pensionet e Trepçës ishte 3,418. Numri i përfituesve nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishte 898, ndërsa nga skema e pensioneve për Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë përfituar gjithsej 162 pensionistë”, ka thuhet në një komunikatë të ASK-së.

ASK thotë se nga skema për personat e verbër kanë përfituar gjithsej 3,258 persona.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat