Gjobat për evazion, ja një shembull se ç’pëson për 100 tonë sheqer të pafaturuar

Ekonomi

Gjobat për evazion, ja një shembull se ç’pëson për 100 tonë sheqer të pafaturuar

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:00

Afati i vetëdeklarimit të mallrve pa faturë është deri më 31 dhjetor. Pas 30 ditësh, të gjitha bizneset që do t’u gjenden në magazinë, mallra të padeklaruara, gjobiten me 10 milionë lekë, u konfiskohet malli dhe u rivlerësohen të ardhurat për 6 muajt e mëparshëm.

Nëse shkeljet përsëriten pas kontrollit tatimor, biznesi ndiqet penalisht. Ministria e Financave ka gati udhëzimin, i cili ende nuk ka hyrë në fuqi , që do të shoqërojë zbatimin e ligjit të ndryshuar të procedurave tatimore.

Shembull

Në udhëzimin e Financave jepet shembulli i një biznesi për gjobat që merr nëse kapet me 100 tonë sheqer të pafaturuar.

Gjobë në masën 10,000,000 lekë
Konfiskim i sasisë së sheqerit. Me kërkesë të biznesit, malli nuk konfiskohet nëse ai paguan një gjobë të barabartë me vlerën e tregut për të njejtin mall.
Rivlerësim i të ardhurave tatimore të 6 muajve të mëparshëm për të paguar TVSH në tatimin mbi fitimin
Për 100 tonë sheqer, e llogaritur me çmimin e shitjes me pakicë të sheqerit, pa TVSH, prej 100 x 80 lekë/kg = 8,000,000 lekë.

Të ardhurat ditore te 6 muajve te meparshem rivleresohen me 8 milione leke per çdo dite. Ne totatl, te ardhurat qe rivleresohen jane:

8,000,000 leke x 184 dite + 14,720,000,000 leke per 6 muaj.

Mbi shumen 14,720,000 leke, zbatohet TVSH-ja ne masen 20% dhe detyrimi per TVSH-në eshte i barabarte me me 2,944,000,000 leke.

Mbi shumen 14,720,000 leke zbatimi tatimi mbi fitimin prej 15% dhe detyrimi per tatimin mbi fitimin eshte i barabarte me 2,208,000,000 leke.

4. Nese shkelja perseritet, konsiderohet evazion fiskal dhe biznesi ndiqet penalisht./Panorama

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat