Sugjerimet , Crowford: Tatim fitimi dhe tatimi mbi dividentin të ulen

Ekonomi

Sugjerimet , Crowford: Tatim fitimi dhe tatimi mbi dividentin të ulen

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 10:30

Dhoma Amerikane e Tregtisë ndërhyn në valën e debatit për buxhetin e vitit 2016 dhe paketën fiskale që e shoqëron atë dhe deklaron se qeveria kishte mundësi të pranonte disa kërkesa të biznesit për uljen e disa taksave por kjo nuk u realizua nga presioni i ushtruar nga misioni i FMN-së.

Crawford: “Kemi folur dhe jemi duke folur me qeverinë. Që prej qershorit dhe korrikut i kemi thënë idetë që kishim ne për paketën fiskale. Jemi të kënaqur që nuk do rriten shumë taksat, se kam dëgjuar që FMN ka bërë shumë presion mbi qeverinë për të rritur taksat. Madje ata kanë hequr taksat për biznesin e vogël.Ky është një hap pozitiv nga pikëpamja e thjeshtimit të sistemit.E pashë edhe deklaratën që FMN nuk ishte shumë e kënaqur, por unë gjykoj se është e logjikshme që të heqim peshën nga ata 85 mijë biznese të vogla dhe të fokusohemi tek bizneset e mëdha. Kemi bërë edhe disa propozime që janë më tepër teknike. Besoj se edhe mund të ishin pranuar. Për taksat gjithmonë dikush do jetë i mërzitur, ose populli, ose biznesi, ose FMN”.

Për të stimuluar ekonominë vitin e ardhshëm, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, propozon masa për çlirimin e kreditimit pasi shumë investitorë po largohen nga Shqipëria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat