Qeveria, 1.8 milionë euro për çdo ditë pune në Shqipëri. 118 ditë pushimi

Ekonomi

Qeveria, 1.8 milionë euro për çdo ditë pune në Shqipëri. 118 ditë pushimi

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 10:36

Pavarësisht se festa për pavarësinë dhe për çlirimin përfundon në dy ditë (28-29 nëntor), e gjithë administrata publike do të jetë pushim edhe ditën e hënë (30 nëntor). Në fakt në datën 1 prill të këtij viti qeveria Rama vendosi të rikthejë vendimin që ish-kryeministri Sali Berisha hoqi gjatë kohës së qeverisjes së djathtë.

Në 23 dhjetor të 2009-ës Berisha shfuqizoi rregullin e vendosur nga Fatos Nano, që nëse dita e festës është në fundjavë, pushimi shtyhet. Por sa kushton kjo ditë pushimi ekstra për arkën e shtetit? Sipas Buxhetit të Shtetit për vitin 2016, fondi total i pagave të administratës publike është 64.234.000.000 lek (gati 459 milionë euro) ndërkohë që ditët e pushimit në një vit në Shqipëri janë 104 ditë (dy ditë për çdo javë) plus 14 ditë festa zyrtare. Duke llogaritur kështu që pa 118 ditë pushime, ditët e punës në një vit kalendarik për administratën publike rezultojnë ne total 247 (365–118 = 247), del që një ditë pune e administratës publike mesatarisht i kushton shtetit 260.056.680 lekë te reja, që të konvertuara janë rreth 1.857.547 euro, shkruan Shqiptarja.

Pra për të lejuar që administrata të pushojë një ditë më shumë, duke respektuar sipas qeverisë Kodin e Punës, shteti harxhon mbi 260 milionë lekë të reja. Por a jemi të sigurt që në një kohë krize është një kosto realisht e nevojshme? Ja sa i kushton arkës së shtetit pushimi për festat zyrtare.

Festat e Vitit të Ri (1 dhe 2 janar)

Dita e Verës

Dita e Nevruzit

Dita e Pashkës Katolike

Dita e Pashkës Ortodokse

Dita Ndërkombëtare e Punonjësve

Dita e Bajramit të Madh

Dita e Kurban Bajramit

Dita e Lumturimit të Nënë Terezës

Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

Dita e Çlirimit

Dita Kombëtare e Rinisë

Krishtlindjet

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat