Informaliteti, Evazioni 7.5 mln euro në vit, beteja e radhës me tregun e celularëve

Ekonomi

Informaliteti, Evazioni 7.5 mln euro në vit, beteja e radhës me tregun e celularëve

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 08:09

Beteja e radhës kundër informalitetit do të zhvillohet në tregun e aparatëve celularë. Ministria e Financave ka zbardhur se evazioni me tregtimin e telefonave të lëvizshëm vlerësohet në të paktën 7.5 mln euro në vit.
Në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2013 financat analizojnë se vetëm për vitin 2014 rezultojnë të jenë zhdoganuar rreth 140 mijë aparate celularë, dhe po gjatë këtij viti kalendarik janë aktivizuar rreth 1 milion numra në sistemin e telefonisë së lëvizshme tek të 4 operatorët sëbashku.

Duke marrë në konsideratë kohëmbajtjen mesatare prej 15 muaji në maksimumin 2 vjet duke iu referuar trendit më të zakonshëm të konsumatorit ndaj këtij produkti për cdo ndërrim operatori apo numri, duke marrë në konsideratë edhe faktorin reduktues të port in. I njëjti numër, i njëjti aparat operator i ri. Jo më pak se gjysma e këtyre aktivizimeve janë realizuar me aparate të rinj celular. Fakt i cili i përkthyer në shifra, nënkupton se janë jo më pak se 500 mijë aparatë të reja vetëm gjatë vitit, vlerëson ministria e Financave. Diferenca në sasi përllogaritet të jetë +278 % mbi shifrën e deklaruar jashtë sistemit fiskal, dmth me shmangie detyrimesh.

Ministria e Financave vlerëson se nëse çmimi mesatar i një aparati celular vërtitet sot tek rreth 15 mijë lekë për njësi shuma e TVSH së munguar për copë përllogaritet 3 mijë lekë dhe e shpërndarë për të gjithë sasinë e përllogaritur si të munguar nga deklarimi, rreth 350 mijë, rezulton se kemi një dëm ekonomik vetëm për TVSH e munguar gjatë 2014 për rreth 1 mld lekë ose 7.5 mln euro. Ministria e Financave thekson se kjo vlerë e munguar është vetëm për TVSH pa marrë në konsideratë vlerën e detyrimit doganor, që do të rriste edhe më tej totalin e shmangur dhe të munguar nga buxheti i shtetit në një vit të vetëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat