Sot mbyllet panairi “Blej shqip”

Ekonomi

Sot mbyllet panairi “Blej shqip”

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 07:50

Sot në mbrëmje mbyllet panairi “Blej shqip”, ku rreth 80 biznese të ndryshme prodhuese nga Kosova dhe Shqipëria prezantuan produktet e tyre në qendër të qytetit për tre ditë me radhë.

Panairi u hap më 27 nëntor dhe u organizua për herë të dytë në Kosovë, për nder të festës së 28 Nëntorit.

Panairi “Blej Shqip” është realizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë, Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat