Çmimet e ulëta përshpejtojnë uljen e eksporteve

Ekonomi

Çmimet e ulëta përshpejtojnë uljen e eksporteve

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 22:53

Çmimet e ulëta në botë kanë dobësuar ndjeshëm kompanitë tona eksportuese, dhe njëkohësish një prej burimeve kryesore të ekonomisë sonë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vetëm muajin e kaluar eksportet ranë mbi 9%, ku pas naftës e mineraleve të ngurta, edhe metalet ranë ndjeshëm.

Per periudhen janar tetor, eksportet ne total rezultojne 205.8 miliardë lekë, ose 4.3% më pak se e njëjta periudhë e vitit te kaluar. Shqetësuese është përkeqësimi eksporteve me kalimin e muajve. Për nëntëmujorin tkurrja ishte 3.7%.
Sipas INSTAT, grupi më i madh i mallrave “minerale, lëndë djegëse dhe energji” ranë 23%, për 10 muaj. Çmimet e ulëta të naftës dhe mineraleve jo vetëm sigurojnë më pak të ardhura nga eksportet, por kanë ulur interesin e kompanive për të prodhuar. Industria e nxjerrjes dhe përpunimit të mineralit ka tkurrur ndjeshëm prodhimin, ndërsa kompania e vetme e bakrit pezulloi plotësisht aktivitetin dy muaj më parë.

Ndër industritë e pakëta që rriti eksportet është ajo veshjeve dhe këpucëve, te cilën INSTAT e raporton me rritje 3% krahasuar me një vit më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat