Promovohen prodhimet shqiptare në panairin “Blej Shqip” (Foto)

Ekonomi

Promovohen prodhimet shqiptare në panairin “Blej Shqip” (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:35

(E plotësuar) Prodhime vendore, ushqimore, e punime dore, janë ekspozuar në panairin “Blej Shqip”, i cili ka filluar sot në Prishtinë. Qytetarët e Kosovës, sot dhe nesër do të mund t’i shohin dhe t’i provojnë prodhimet shqiptare.

Në panairin “Blej shqip”, i cili po shtrihet përgjatë sheshit “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, janë ekspozuar prodhimet e 80 kompanive shqiptare.

Motoja “Blej Shqip”, ka për motiv që në çdo fundvit apo 28 Nëntor të organizohet në Prishtinë.

Drejtori i Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota, tha se Panairi “Blej shqip”, tha se konsumimi i produkteve kombëtare e fuqizon kombin shqiptar.

“Kam nderin që me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë , Qemal Minxhozi, ta promovojmë panairin me moton ‘Blej Shqip’. Këtë vit kemi diku afër 80 kompani prej të gjitha trojeve shqiptare të cilët janë kryekëput prodhues të produkteve të tyre, dhe mendojmë që ky panair të jetë tradicional dhe po shihet që është viti i dytë. Sa më shumë produkte kombëtare që konsumojmë aq më shumë do ta fuqizojmë kombin tonë”, ka thënë Bashota.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, gjatë vizitës që i bëri Panairit “Blej Shqip” në Prishtinë, tha se e veçanta e këtij e këtij panairi është shkëmbimi i produkteve mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku sipas tij, shkëmbimi i produkteve mes këtyre dy shteteve ka shënuar rritje të dukshme.

“Fjala ‘Blej Shqip’ mendojmë që do të jetë një lajtmotiv i çdo fundvit, apo më mirë i çdo 28 Nëntorit të organizohet në Prishtinë. E veçanta e këtij viti është që shkëmbimi midis Shqipërisë dhe Kosovës, këtë vit kanë pësuar një rritje të dukshme, ku mendohet që deri në fund të viti të jetë një shkëmbim i produ kteve në masën në dy qind milion euro, 20 milion euro më tepër se vitin e kaluar, çka tregon që ka një intensitet rritjesh marrëdhëniesh ekonomike. Ajo që këtë vit është ma karakteristike është fakti që nga të gjitha trevat shqiptare kanë më tepër prodhues dhe kjo tregon që bashkërendimi midis faktorëve të ndryshëm ekonomik këtu në Kosovë dhe përtej kufirit është më i dukshëm”, tha Minxhozi.

Njëri nga prodhuesit e djathit, i cili ka promovuar produktin e tij në panairin “Blej Shqip”, Shkodran Çunaku,tha për KosovaPress se ia vlen të përdoren produktet shqiptare, pasi që sipas tij janë më të shijshme dhe kanë kualitet më të lartë.

“Kemi dal në panair me qit djathin, produktet tona shqiptare...ma mirë është produktet tona me i përdor më shumë,a vlen, edhe janë të shijshme por edhe kanà « kualitet të lartë”, tha Çunaku.

Në këtë panair morën pjesë edhe prodhues nga Shqipëria. Gleni Skermo, nga Korça kishte sjellë për qytetarët mjaltë Morava. Skremo tha për KosovaPress se ky panair është një mundësi e mirë për bizneset shqiptare.

“Vijë shpesh herë në Kosovë në panaire për të promovuar produktet e mjaltit, për të folur direkt me klientin gjithashtu për tu testuar këtu. Mundësia është shumë e mirë me këtë panair që po zhvillohet këtu...është një ide shumë e mirë, kjo ka nisur vjet, dhe vazhdojë shumë mirë vjet, dhe këtë vit do jetë. Sot është dita e parë por besoj që do të ketë lëvizje dhe do të ketë njerëz që do të vijnë të na vizitojnë”, tha Skermo.

Të blesh produkte vendore në qendër të Prishtinës, ishte ideja e komunarëve të Prish tinës, që festën e flamurit dhe ditës së Pavarësisë së Shqipërisë qytetarët ta shënojnë me produkte shqiptare. Panairi “Blej Shqip”, është i hapur dy ditë, sot dhe nesër.

Hapet panairi “Blej shqip”

​Është hapë panairi “Blej shqip”, panair ky i cili po organizohet për herë të dytë në Kosovë, për nder të festës së 28 Nëntorit, dhe ku po marrin pjesë rreth 80 kompani vendore.

Gent Bashota nga drejtoria e zhvillimit ekonomik në Komunën e Prishtinës tha se sa më shumë prodhime vendore të konsumohen, aq është më mirë për vendin tonë.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi tha se panairi “Blej shqip”, është një motiv për t’u organizuar çdo 28 Nëntor.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat