Bankat e nivelit të dytë, Qendër sigurie kibernetike pas shtimit të grabitjeve

Ekonomi

Bankat e nivelit të dytë, Qendër sigurie kibernetike pas shtimit të grabitjeve

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 22:38

Shoqata e Bankave të nivelit të dytë ka bërë thirrje për krijimin e një qendre sigurie pas shtimit të rasteve të grabitjeve. Gjatë diskutimit në forumin e katërt për sigurinë, përfaqësues të bankave thanë se punohet për ngritjen e një grupi të veçantë për sigurinë kibernetike.
Bankat e nivelit të dytë kanë kërkuar ngritjen e një qendre të veçantë për sigurinë e informacionit, por edhe atë fizike.
Anila Hoxha përfaqësuese e një prej bankave tregtare u shpreh se krijimi i një qendre për sigurinë kibernetike është i domosdoshëm.
Anila Hoxha: Mungon një pikë qëndrore ku të gjitha grumbullohen, mblidhen dhe operojnë ose orkestrohen sëbashku. Incidentet nga viti në vit në Security kanë ardhur duke u shtuar. Pra nuk është se ka një trend në zvogëlim në këtë aspekt.
Në këtë kuadër përfaqësuesja e Shoqatës së Bankave njoftoi ngritjen e një grupi të veçantë pune për sigurinë.
Argena Prendi: Në këtë grup pune do të përfshihen disa institucione qeveritare dhe subjekte private. Pas identifikimit të infrastruktukturave të informacionit ato do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Gjatë dy seksioneve të forumit u trajtuan tema si zhvillimet e fundit në drejtim të sigurisë fizike dhe asaj elektronike, evolucioni i krimit të vjedhjes dhe mjetet e analizës për vlerësimin e rrezikut të grabitjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat