Kosova ka 130 mijë e 775 ekonomi bujqësore

Ekonomi

Kosova ka 130 mijë e 775 ekonomi bujqësore

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 07:46

(E plotësuar) Në konferencën ndërkombëtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), e cila është duke u mbajtur, janë publikuar rezultatet përfundimtare të regjistrimit të bujqësisë i zhvilluar në 2014.

Nga panelistët dhe pjesëmarrësit e pranishëm raporti u vlerësua lartë dhe më se i domosdoshëm për sektorin e bujqësisë, duke u konsiderua si mjaft strategjik për Kosovën.

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, tha se nga ky regjistrim del se Kosova ka 130 mijë e 775 ekonomi bujqësore. Ai tha se regjistrimi është mbajt në 34 komuna të Kosovës, kurse në 4 komunat në veri të Mitrovicës nuk është mbajt meqë sipas tij nuk ka pasur interes nga këto komuna. Edhe drejtuesi i Seksionit Operativ në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së në Prishtinë, Christof Stock, tha se regjistrimi ka një rëndësi të madhe për donatorët e huaj. Konferenca po i vazhdon punimet.

Publikohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të bujqësisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot organizon konferencë me rastin e shpalljes së rezultateve përfundimtare të Regjistrimit të Bujqësisë 2014.

Regjistrimi i Bujqësisë 2014 ishte regjistrimi i parë bujqësor pas 54 vitesh.

Rezultatet përfundimtare të këtij regjistrimi përfshijë të dhëna për 34 komunat e prezantuara në nivel komunal, rajonal dhe të Kosovës.

Derisa katër komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut nuk janë prezantuar me të dhëna për shkak të mospjesëmarrjes së këtyre komunave në regjistrimin e bujqësisë.

Të dhënat nga ky regjistrim do të sigurojnë informata të besueshme dhe gjithëpërfshirëse që shërbejnë si parakusht për vendime strategjike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat