​Mustafa: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim ekonomik me Baden-Württembergun

Ekonomi

​Mustafa: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim ekonomik me Baden-Württembergun

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 15:49

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Shtutgart ka marrë pjesë në një takim të përbashkët për ekonomi, ku ishte i pranishëm edhe ministri për Entin Federal, Evropë dhe Çështje Ndërkombëtare i Landit të Baden-Württembergut, Peter Friedrich, si dhe përfaqësues të bizneseve gjermane dhe kosovare që veprojnë në këtë land.

Sipas komunikatës së shërbimit qeveritar për informim, Mustafa para të pranishëmve theksoi rëndësinë që ka për Kosovën bashkëpunimi me Baden-Württembergun, duke falënderuar për kontributin që Gjermania dhe ky land ka dhënë për zhvillimin e Kosovës.

“Dëshiroj të theksoj se gjatë kësaj periudhe ne kemi pasur investimet më të mëdha nga Gjermania në krahasim me vendet tjera të Bashkimit Evropian, po ashtu edhe me të gjitha vendet e tjera. Kanë qenë investime shumë të rëndësishme për ne në shumë fusha dhe me këtë ne kemi arritur që të zgjidhim shumë probleme që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social në vendin tonë”, tha Mustafa.

Kryeministri ka theksuar se Kosova ka arritur të ndalë migrimin dhe është arritur që të kthehen shumica e njerëzve që kanë emigruar dhe se Qeveria po e përcjell me masa për zhvillimin ekonomik dhe për punësimin e njerëzve të rinj. “S i Qeveri jemi përcaktuar që prioritet kryesor t’i japim zhvillimit ekonomik. Gjatë këtij viti kemi bërë disa reforma, sidomos të fushës fiskale, kemi bërë ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, kemi bërë lirimin e investitorëve nga doganat për tatimet mbi vlerën e shtuar për importin e pajimeve si dhe po ashtu kemi bërë ndryshime të tjera. Kemi themeluar fondin për mbështetjen e bizneseve sidomos bizneseve të reja, të të rinjve, të grave. Tani po punojmë në një ligj i cili do të mundëson marrëveshjet e drejtpërdrejta të Kosovës me investitorët e jashtëm, që është i orientuar në investimet strategjike për Kosovën. Ajo që e karakterizon Kosovën në këtë moment është se ne kemi arritur një stabilitet buxhetor”, tha kryeministri Mustafa, duke përmendur marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, borxhin e ulët publik si dhe përpjekjen për gjetjen e formave të huave të cilat do të gjenerojnë zhvillim ekonomik dhe punësim.

Duke folur për nënshkrimin e MSA-së kryeministri Mustafa tha se ajo mundëson pjesëmarrje në tregun evropian dhe e bën më konkurruese biznesin kosovar.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, foli për adresimin e problemit të papunësisë në Kosovë dhe përpjekjes për rritje ekonomike apo rritje të GDP-së.

“Kemi përvoja të mira të adaptimit të të rinjve me teknologjinë informatike, dhe ky është një sektor që ne dëshirojmë ta zhvillojmë së bashku me ju. Ne jemi të interesuar që të shohim mundësinë e tërheqjes së investimeve të drejtpërdrejta nga Baden-Württembergu, në Kosovë gjithmonë, duke pasur parasysh kushtet që ofron Kosova në pikëpamje të çmimit të punës ose pagave dhe në pikëpamje të tregut i cili është më i afërt me tregun e Ballkanit Perëndimor por edhe me vendet tjera që e rrethojnë Ballkanin Perëndimor. Mund t’ju them se ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur bindjen se pas pak vitesh, Kosova do ta ketë infrastrukturë e cila do t’i përgjigjet plotësisht nevojave të ekonomisë, rrugore, hekurudhore, dhe ajrore.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, tha se është punuar në sektorin e energjetikës, si resurs për zhvillimin ekonomik, duke folur edhe për punën që po bëhet për lidhjen e marrëveshjes me një konsorcium amerikan, për ndërtimin e një termocentrali i cili do të bëjë të mundur plotësimin e nevojave të ekonomisë dhe nevojat e qytetarëve. “Por, po ashtu jemi të interesuar që të kemi investitorë gjermanë për të cilët kemi biseduar edhe gjatë këtij viti si dhe shohim mundësinë e revitalizimit te termocentraleve ekzistuese të cilat i kemi në Kosovë”, tha kryeministri Mustafa.

Duke folur për ndihmën e dhënë në të gjitha fazat nga Gjermania dhe Landi i Baden Wurttembergut, kryeministri Isa Mustafa, tha se tashmë Kosova nuk është e interesuar për ndihma nga Gjermania, por që të ketë bashkëpunim reciprok në interes të zhvillimit ekonomik, të bizneseve dhe në interes të dy qeverive.

Ministri për Entin Federal, Evropë dhe Çështje Ndërkombëtare i Landit të Baden-Württembergut, Peter Friedrich, tha se ky land është shumë i lidhur me gjithë Ballkanin, por në veçanti me Kosovën.

“Shumë njerëz nga Kosova kanë ardhur në Baden-Württemberg. Qe një kohë të gjatë ka pasur lëvizje të fuqishme të migrimit. Në fillim të vitit shumë njerëz kanë ardhur këtu dhe kanë provuar që përmes ligjeve të azilit të vijnë në Gjermani, të sigurojnë leje qëndrimi dhe të themelojnë një jetesë të re. E dimë që vënia e azilit nuk është bërë për këtë qëllim, andaj më gëzon edhe më shumë fakti që së bashku ia kemi dal që kjo të kuptohet në Kosovë, por edhe në Republikën Federale Gjermane, që ligji i azilit nuk është rruga e drejt ë për të organizuar migrimin, dhe për të siguruar se kjo është e dobishme për të dyja palët. E shohim që migracioni i punës që e dëshirojmë ne, e që na duhet, e cila kuptohet si migrim qarkor”, tha ministri Peter Friedrich, duke shtuar se Kosova është klasifikuar si shtet i sigurt, e që vetëm nëpërmjet vizave të punës dhe vizave të shkollimit profesional është mundësuar dhënia e lejeve për shkollim dhe punë, në mënyrë që të krijohen rrugë të migrimit legal dhe që të mundësohet normalizimi i lëvizjes së lirë dhe lëvizjes të punëtorëve në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.

Ministri Peter Friedrich tha se ekonomia kosovare ka potencial për t’u zhvilluar, duke shprehur dëshirën që ky potencial të shfrytëzohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Jo vetëm pse ndjejmë afërsi me Kosovën, por mendojmë se ka edhe shumë mundësi që më shumë projekte të investohen në Kosovë . Kosova është i sh tet i ri i cili është orientuar drejtë Evropës dhe këtë e ka qëllim madhor”, tha ministri Friedrich, duke veçuar nënshkrimin e MSA-së që paraqet bazë, gurthemel për rrugëtimin e mëtejmë.

Ai po ashtu tha se Kosova dhe Ballkani është një ndër qëllimet e rëndësishme të Baden-Württembergut sidomos në mbështetjen e zhvillimit ekonomik.

“Evropa bëhet kësisoj, si motor dhe faktor kyç i zhvillimit ekonomik. Baden-Württembergu angazhohet në shumë lloj mënyrash në Evropën Lindore dhe atje qytetarë presin dhe shpresojnë nga Unioni Evropian për përparim dhe stabilitet. Edhe Kosova edhe Ballkani janë të rëndësishme për Evropën sepse Evropës i duhet vizion për Ballkanin për të realizuar premtimin tonë të stabilitetit politik dhe ekonomik. Evropa është e interesuar që vendet e Ballkanit perëndimor t’i afrohen asaj dhe të bëhen anëtare e Unionit Evropian, andaj edhe Unioni Evropian angazhohet atje në regjion edhe drejtpërdrejt edhe përmes rajoneve siç është Baden-Württembergu. Një prej shtyllave kyçe të angazhimit të Evropës janë të ashtuquajturat projektet e binjakëzimit me të cilat forcohet infrastruktura”, tha ministri Peter Friedrich duke folur për potencialet dhe interesimin e Landit të Baden-Württembergut që të mbështes përmirësimin e parametrave themelor të rëndësishme për zhvillimin siç ka qenë edhe mbështetja në Kosovë për krijimin e parametrave bazë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ministri Peter Friedrich, po ashtu ka vlerësuar pritjet për rritje të madhe të ekonomisë në Kosovë dhe modelin e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për zhvillimin e vendit.

Në takim, ishin të pranishëm edhe ministrja e MTI-së Hykmete Bajrami, ministri i MZHE-së Blerand Stavileci dhe ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, të cilët prezantuan mundësitë e investimeve të huaja dhe resurset ekonomike të Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka prezantuar mundësitë e investimeve në Kosovë. Në këtë kontekst, ministrja Bajrami theksoi pozitën strategjike, regjimin tregtar liberal, progresin në implementimin e reformave dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes të konfirmuar nga “Doing Bussines 2016” i Bankës Botërore. Ministrja e MTI-së, po ashtu i njoftoi bizneset me legjislacionin e favorshëm, marrëveshjet ndërkombëtare, reformat fiskale dhe instrumentet për promovimin e investimeve, shpenzimet operative të ulëta, mundësitë për investime në sektorët të ndryshëm, duke përshirë teknologjinë informative, bujqësinë, përpunimin e mineraleve dhe metaleve, energjinë, tekstilin, përpunimin e drurit, turizmin dhe përkrahjen e Qeverisë për investitorët e huaj.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, prezantoi mundësitë e investimeve në tre sektorë: energji, miniera dhe teknologj i të informacionit.

Ministri Stavileci potencoi nevojën e investimeve në këto fusha, të cilat edhe krijojnë mundësi integrimi në rrjetet rajonale dhe evropiane, si dhe mundësi krijimi të vendeve të reja të punës, sidomos fusha e teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve elektronike.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, foli për politikat dhe strategjitë për punësim, mirëqenie sociale, pensione dhe aftësime profesionale në Kosovë. Ministri Abrashi në fjalën e tij veçoi kërkesën e tregut të punës, skemat pensionale, qendrat e aftësimit profesional, sigurinë në punë, inspektoratin e punës, dialogun social, amendamentimin e ligjeve me theks në përmirësimin e zbrastësirave ligjore.

Abrashi, po ashtu, theksoi mundësitë e bashkëpunimit me landet në fushën e trajnimeve profesionale dhe migrimit qarkor, i cili mundëson aftësim dhe punësim social dhe fusha të tjera të bashkëpunimit.

Përfaqë suesit e bizneseve më pas shtruan pyetje të ndryshme që kryesisht lidheshin për fushën e energjisë, energjinë e renovueshme, efiqiencën, për projektet e mesme dhe të vogla, lidhur me benefitet e MSA-së si dhe për çështjet e punësimit e të tjera, thuhet në komunikatën nga Shtutgarti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat