Stavileci:10 mijë persona do të punësohen në "Kosovën e Re"

Ekonomi

Stavileci:10 mijë persona do të punësohen në "Kosovën e Re"

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 00:11

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka pohuar se janë të vërteta informacionet se për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” do të krijohen rreth 10 mijë vende pune.

Stavileci ka thënë se parashihet që 10 mijë vende pune të hapen për ndërtimin e termocentralit ndërkaq rreth 550 vende pune të përhershme.

“Nuk besoj që është ekzagjeruar. Ka formula me të cilat llogaritet në sektorin e energjisë. Ata kanë kalkuluar që do të jenë diku deri në 10 mijë vende pune gjatë ndërtimit dhe pastaj 550 vende të përhershme”, thotë Stavileci për transmetusin publik.

Sipas tij, Kosova do të përfitojë në dy aspekte me ndërtimin e termocentralit.

“Zgjidhja e problemit të energjisë dhe ky punësim”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat