Qeveria ia ndanë 105 mijë euro Presidentes për aktivitet e saj

Ekonomi

Qeveria ia ndanë 105 mijë euro Presidentes për aktivitet e saj

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 19:27

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe ka miratuar vendimin për kursimin dhe ndarjen e mjeteve financiare në pajtim me nenin 13 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.

Sipas njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të përmbylljes së aktiviteteve të planifikuara për këtë vit, Qeveria ka ndarë mjetet shtesë për Zyrën e Presidentit, në vlerë prej 105 mijë eurove nga shpenzimet e paparashikuara.

Gjithashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës, me vendimin e miratuar sot, ka ndarë mjete në vlerë prej 13 mijë eurosh, për mbulimin e shpenzimeve të Delegacionit nga Republika e Kosovës, të angazhuar në gërmimet vlerësuese në regjionin e Rashkës.

“Këto gërmime bëhen për të zbuluar dhe eks-humuar mbetjet mortore të të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat