Pritet situatë mbytëse e taksave për bizneset

Ekonomi

Pritet situatë mbytëse e taksave për bizneset

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 16:57

Kryetarit Artur Roshi - Partia e Ballit Kombëtar Demokrat, e ka vlerësuar situatën e taksave për bizneset se do të jetë mbytëse edhe për vitin që vjen, duke u nisur nga projekt buxheti që po harton Qeveria.

"Sikur të mos mjaftonte ky vit i rëndë ekonomik nga pasoja e taksave të larta, qeveria do vazhdoje ti rrisë taksat serish për vitin që vjen në mënyrë të drejtpërdrejte për prodhuesit e pijeve dhe në mënyrë të tërthortë për çdo shqiptar nëpërmjet siguracioneve të makinave, taksave mbi pronën, tatimin në burim etj. Qeveria e vlerëson sot biznesin e madh ashtu si i vlerësonin etërit e tyre kulaçet dje, si njerëz që i sjellin të këqia shoqërisë. Nga ana tjetër, në mënyrë paradoksale shohim biznesmenë që sponsorizojnë falimentin e tyre duke mbështetur qeverinë në performancat kundër informalitetit.
Biznesmenët e mesëm dhe të mëdhenj duhet të unifikojnë shpirtin me mendjen dhe të flakin përgjithmonë sloganin "mendjen si proletare dhe shpirtin si biznesmenë", thuhet në njotimin për media.

Gjithashtu në komunikatën për media thuhet se Qeveria duhet të heq dorë nga slogani: "o jetën o kuletën" për bizneset në përgjithësi sepse nga të dyja nuk fiton gjë, përveç zhytjes në varfëri.

"Taksat e hequra për biznesin e vogël vetëm se krijojnë një iluzion se qeveria po përkrah biznesin, sepse me sanksionet e gjobave të renda që instaloi në ligje, ajo bëri që çdo njeri që bënë biznes të jetë nën një terror psikik që e pengon të zhvilloj biznesin e tij",thuhet në komunikatën për media./A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat