Dështon anti-informaliteti, 6 herë më pak të ardhura se parashikimet

Ekonomi

Dështon anti-informaliteti, 6 herë më pak të ardhura se parashikimet

Më: 22 nëntor 2015 Në ora: 08:21

Operacioni i Qeverisë kundër informalitetit nuk i ka dhënë efektet e duhura në ekonomi sipas pritshmërive, dhe kjo duket në shifrat e buxhetit 2016 mbi të ardhurat shtesë. Në gusht të këtij viti, ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se nga lufta kundër informalitetit pritej rreth 430 milionë Dollarë.

Gazeta “Shqip” shkruan sot se nga relacioni i pr/buxhetit të vitit 2016, anti-informaliteti pritet që të gjenerojë vetëm 8.9 miliardë Lekë, 6 herë më pak të ardhura shtesë në buxhet. Pjesën më të madhe për mosrealizimin e të ardhurave e kanë Doganat, të cilat parashikohen me 9.2 miliardë Lekë më pak se plani, e pas këtyre vijnë Tatimet me 1 miliardë Lekë më pak se parashikimet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat