Fillon gara për digjitalizimin e Gjakovës

Ekonomi

Fillon gara për digjitalizimin e Gjakovës

Më: 21 nëntor 2015 Në ora: 07:49

Komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me programin Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe partnerin implementues Bonevet sot do të filloj aktivitetin dy-ditor “DigiGjakova”.

Të 17-të ekipet që kanë kaluar fazën e pare të garës, do të hyjnë në hapësiren e BONEVET dhe do të punojnë intenzivisht për të zhvilluar idetë e tyre deri të dielën në mbrëmje.

Gjatë dy ditëve ata do të udhëhiqen nga afër nga profesionistë të teknologjisë informative dhe ekspertë të qeverisjes.

Në fund, ekipet do të prezantojnë punën e tyre para një audience të zgjedhur dhe jurisë profesionale.

Zgjidhja më e mirë (web-based) për secilin problem do të fitoj 4.000 €, për të realizuar idenë.

Për këtë aktivitet, komuna ka identifikuar tre top sfidat e saj aktuale, për të cilat këto ekipe do të provojnë të gjejnë zgjidhje.

Këto sfida janë : a) Të bëj më transparent procesin e rekrutimit të punonjësve në administratën komunale, b) Të bëj më efikas procesin e kërkesave zyrtare, c) Të rris transparenën dhe llogaridhënien e shpenzimeve brenda buxhetit komunal.

Ky konkurs do të kontribuojë drejtpërsëdrejti në rritjen e transparencës në nivel lokal dhe për të promovuar angazhimin qytetar në drejtim të jo vetëm ngritjes së problemeve të qeverisjes lokale, por edhe ofrimin e zgjidhjeve për këto probleme nga vetë qytetarët.

Znj. Mimoza Kusari Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës do të hap garën. Ajo gjithashtu do të jetë pjesë e panelit vlerësues.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat