Kosova merr kredi 11 milionë dollarë për ngritjen e cilësisë në arsim (Foto)

Ekonomi

Kosova merr kredi 11 milionë dollarë për ngritjen e cilësisë në arsim (Foto)

Më: 20 nëntor 2015 Në ora: 11:10

(E plotësuar)- Ministri i Financave Avdullah Hoti së bashku me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters kanë nënshkruar marrëveshjen për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë që kap shifrën e 11 milionë dollarëve.

I pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili së bashku me ministrin Hoti dhe drejtorin e BB-së në Kosovë Olters theksuan se marrja e kësaj kredie do të ndihmoj vendin në përmirësimin e sistemit të arsimit.

Pasi që nënshkroi këtë marrëveshje, e cila duhet të ratifikohet në Kuvend, ministri Hoti bëri me dije se një kredi e tillë ka kushte të volitshme për kthim, gjë e cila nuk do ta rëndoj buxhetin e Kosovës dhe se është lehtësisht e përballueshme.

Hoti: Kjo kredi për arsim është lehtësisht e përballueshme për Kosovën

“Kisha kënaqësinë që së bashku me drejtorin e Bankës Botërore të nënshkruajmë këtë marrëveshje për përmirësimin e mëtutjeshëm të kushteve në arsim. Një kredi që nga ana financiare është mjaftë e përballuesh me për buxhetin e Kosovës me kushte shumë të mira, me një greic periudhë prej pesë viteve, me një afat kthimi prej 20 viteve, me një ngarkesë për buxhetin e Kosovës që është lehtësisht e përballueshme”, tha Hoti.

Ai më pas theksoi se kjo kredi është në kuadrin e marrëveshjes fillestare me Bankën Botërore.

Ministri Bajrami, ministria e së cilit është përfituese e drejtpërdrejtë e kësaj kredie tha se me të do të mundësohet implementimi i prioriteteve të Qeverisë. Ai tha se nga 11 milionë dollarë, 10 prej tyre do të ndahen për arsimin parauniversitar, ndërsa, një milion për arsimin e lartë.

Bajrami: Me këtë kredi do të mundësohet ngritja e cilësisë në arsim

“Është një mundësi e mirë që ne përmes kësajkredie të përmirësojmë cilësinë në të gjitha nivelet e arsimit. Kredia kap shumën e 11 milionë dollarëve, prej tyre 10 milionë i dedikohen arsimit parauniversitar dhe një milion dollarë për arsimin e lartë. Kjo kredi do të na mundësoj që ne të vazhdojmë me implementimin e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës në ngritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar, investimi që do të bëhet tek forcimi i autonomisë së shkollave, tek trajtimin i mësimdhënësve, tek ngritja e cilësisë e mësimdhënies, tek ngritja e cilësisë së kurrikulavedhe tek arsimi i lartë”, deklaroi Bajrami.

Bajrami theksoi se pret ratifikimin e kësaj marrëveshje në një afat sa më shpejtë kohor në Parlamentin e Kosovës.

Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Kosovës, Jan Peter Olters deklaroi se përmes kësaj kredie institucioni që ai përfaqëson synon të ndihmoj të rinjtë e Kosovës që të tregtojnë rezultate më të mira në tregun e punës.

Olters:Synohet që të rinjtë të jenë të suksesshëm në tregun e punës

“Është e pakontestueshme që thembra e Akilit e ekonomisë së Kosovës është niveli i lart i papunësisë dhe për të zvogëluar papunësinë në mënyrë të qëndrueshme, për të transformuar ekonominë e Kosovës dhe për të ngritur potencialin e rritjes ekonomike, vendit duhet tëzbatojë reformat për përmirësim në mënyrë të qëndrueshëm në energji, në krijimin e bizneseve dhe arsimin. Projektet për përmirësimin e sistemit të arsimit në Kosovë është njëri ndër vendimet me rëndësi kritike për t’u siguruar të rinjve të Kosovës një mundësi për të qenë të suksesshëm në tregun e punës”, tha Olters.

I pari i BB-së në Kosovë tha se shpreson që shumë shpejtë të ketë miratim të kësaj marrëveshje nga ana e Kuvendit në mënyrë që të fillojë implementimi i këtij projekti.

Ndryshe, siç bëri me dije Olters kjo marrà «veshje ka marrë dritën e gjelbër nga bordi i BB-së në shtator të këtij viti.

***

Ministri Financave Avdullah Hoti së bashku me drejtorin e zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olsen kanë nënshkruar marrëveshjen për përmirësimin e kushteve në arsim.

Hoti tha se me këtë normë lehtësisht Kosova mund ta kthej kredinë.

Ndërsa, ministri Arsim Bajrami tha se kjo kredi prej 11 milionë dollarë do të ofroj kushte më të mira. Ngritje të cilësisë dhe forcimin e kapacitete në arsimin e lartë. Kjo po vjen në kohën e duhur.

Kurse, drejtori i Bankës Botërore, Olsen tha se për ta përmirësuar ekonomin e Kosovës duhet transformuar ekonominë, situatën në energji dhe arsim.

Arsimi është njëra ndër fushat e rëndësishme për çka ka investuar kjo bank. Projekti 4 vjeçar është aprovuar në shtator 2014 nga Banka Botërore. Me ketë synohet të përmirësohet gjendja në arsim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat