​Gjakova bëhet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit

Ekonomi

​Gjakova bëhet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 15:59

Në komunën e Gjakovës është hapur zyra e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, fond përmes së cilit u tha se synohet të arrihet një zhvillim më i madh dhe i qëndrueshëm ekonomik e një bashkëpunim më i thellë në mes të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës Qemail Minxhozi në inaugurimin e kësaj zyre deklaroi se ky është aktiviteti i dytë që po bëhet në kuadër të themelimit të kësaj zyre dhe se ata kanë ardhur ta mbështesin me pjesëmarrjen e tyre edhe kryetar të Bashkësisë së Kukësit, Tropojës e Hasit.

Minxhozi, tha se është i bindur se rezultate e kësaj zyre do të japin shumë shpejtë rezultate e tyre.

“Sot ne hapim këtu zyrën e Fondit Shqiptarë të Zhvillimit si pjesë shumë e rëndësishme e punës së kësaj konsullate në ditët në vijmë. Besoj që është një dallëndyshe e parë në fushën e zhvillimit ekonomik që do të jap fryte shumë shpejtë”, tha Minxhozi.

Ai falënderoj Kusari-Lilën që ka qenë promotore e themelit të kësaj zyre për të cilën është dhënë ideja një vit më parë.

Ndërsa kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila përveç që shprehi falënderimin për themelimin e kësaj zyre sikurse ambasadori Minxhozi u shpreh e bindur se rezultatet e saj nuk do të mungojnë.

Kusari-Lila tha se me inaugurimin e këtij fondi mundësia e koordinimit të aktiviteteve të të dyja shteteve do të jetë shumë më e madhe dhe se projektet e planifikuara tashmë do të kenë mundësi më të madhe për tu realizuar.

“Është ndjesi e veçantë për mua që sot në zyrën që fillimisht u hap si konsullatë e nderit e Shqipërisë në Gjakovë sot po ja shtojmë edhe elementin shumë të domosdoshme dhe të rëndësishëm atë të funksionimit Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Për ne ka rëndësi të veçantë sepse tashmë kemi mundësi e koordinimit të aktiviteteve, të gjitha ato planen që i kemi hartuar do të fillojmë t’i konkretizojmë”, tha Kusari-Lila.

Ajo tha se tri elementet kryesore ku pritet të intensifikohet bashkëpunimi përmes Fondit Shqiptarë për Zhvillim është ajo e infrastrukturës, zhvillimit ekonomik e bujqësisë si dhe turizmit.

Kusari-Lila u shpreh e sigurt se për realizimin e projekteve do të ketë përkrahje jo vetëm nga dy qeveritë e të dyja shteteve por edhe organizata ndërkombëtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat