Nesër në Skenderaj debatohet për bujqësinë

Ekonomi

Nesër në Skenderaj debatohet për bujqësinë

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 13:23

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi nesër (e premte) do të marrë pjesë në debatin “Qendra dhe Deputetja” në Skenderaj, i cili drejtohet nga deputetja e PDK-së, Ganime

Po ashtu në këtë debat do të marrë pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt, Musa Lushtaku.

Të ftuar në debatin “Qendra dhe Deputetja” janë: shoqatat e prodhuesve bujqësor, shoqata e pylltarëve, të rijnë e të reja, të cilët kanë filluar të merren me prodhimtari dhe janë kultivues të mirë të produkteve bujqësore, studentë, të rinjtë e Qendrës Rinore etj. Pjesëmarrësit në Debatin "Qendra dhe Deputetja” të pranishmit do të kenë të marrin shumë përgjigjeje dhe sqarime të drejtpërdrejta nga ministri Memli Krasniqi dhe nga drejtori Musa Lushtaku rreth zhvillimit të bujqësisë në Kosovë e me theks të veçantë në Skenderaj. Ky debat do të mbahet nesër në orën 13:30 në Qendrën Rinore Publike në Skenderaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat