Cilësia e produkteve dhe shërbimeve parakusht për zhvillim ekonomik

Ekonomi

Cilësia e produkteve dhe shërbimeve parakusht për zhvillim ekonomik

Më: 19 nëntor 2015 Në ora: 11:46

Duke forcuar infrastrukturën e cilësisë për rritje të përshpejtuar ekonomike, sigurohet furnizimi i mallrave me cilësi të lartë dhe të sigurt, po ashtu ndikon edhe në përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe standardin e jetës së qytetarëve të Kosovës

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me temë "Roli dhe funksioni i infrastrukturës cilësore në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se funksionimi i sistemit të infrastrukturës së cilësisë ndihmon në rritjen e produktivitetit në prodhim të produkteve dhe ofrim të shërbimeve. Ajo tha se po bëjnë përpjekje shumë përfshirëse për ngritjen e kualitetit të shërbimeve.

Bajrami: Jemi duke ngritur kualitetin e shërbimeve që mos të ketë diskrepancë

“Infrastruktura e cilësisë është një zinxhirë i cili po nuk punojë një hallkë nuk punon sistemi në tërësi, edhe për këtë po bëjmë përpjekje që me një qasje shumë përfshirëse t’i qasemi duke ngritur kualitetin e shërbimeve aty ku mundemi dhe mos të ketë diskropanca në ofrimin e shërbimeve”, tha Bajrami.

Ministrja tha se nga marrëveshja e Stabilizim Asociimit kanë dalë obligime edhe për mbrojtjen e konsumatorit që është prioritet, gjithashtu edhe kontrolli dhe konformiteti i produkteve për t’i bërë produktet tona edhe më konkurruese në tregje vendore dhe të huaja. MTI po ashtu ka paraqitur një kërkesë pranë zyrës së BE-së për fondet e IPA 2 për certifikim të produkteve.

Kurse, udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian, Libor Chlad tha se cilësi duhet të ketë në të gjithë sektorët, duke filluar nga shëndetësia, ushqimi, kualiteti i ujit, siguria e transportit. Ai tha se sektori publik ka një kornizë që të ketë shërbime të mira në të gjitha fushat. Qëllimi është që produktet që vendosen në markete të jenë të sigurta për konsumatorët.

Chlad: Cilësia ka rëndësi të madhe për konsumatorët

“Infrastru ktura e kualitetit e ka një rol të rëndësishëm dhe Qeveria duhet të zhvilloj një kredibilitet që të shtyj prodhuesit të prodhojnë produktet e tyre cilësore dhe të jenë të gatshme për konsumatorë. Le të presim se kualiteti infrastrukturës është i lartë i cili ndihmon bizneset që të kenë një pjesë aktive në tregun ndërkombëtar”, tha Chlad.

Në emër të Divizionit për Infrastrukturë të Cilësisë në kuadër të MTI-së, Doruntina Shala, tha se si divizion janë të fokusuar edhe në hartimin e legjislaturës së lëvizjes së lirë të mallrave në harmonizim me Bashkimin Evropian.

Shala: Strategji për zhvillimin e sektorit privat

“Divizioni për infrastrukturë cili i vepron në kuadër të MTI-së është përgjegjës për hartimin e politikave për ngritjen e infrastrukturës së cilësisë, dhe lidhur me këtë ne kemi filluar të hartojmë një strategji për infrastrukturë të cilësisë e cila do të jetë pjesë përbërëse edhe e zhvillimit të sektorit privat”, tha Shala.

Në këtë kuadër cilësia e infrastrukturës është parakusht për konkurrueshmërinë si në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Arritja dhe dëshmimi i cilësisë është esenciale për të arritur dhe mbrojtur konsumatorët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat