Kompania holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas e interesuar për të ndërtuar rrugë në Mitrovicë

Ekonomi

Kompania holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas e interesuar për të ndërtuar rrugë në Mitrovicë

Më: 18 nëntor 2015 Në ora: 13:18

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur Agim Shahinin, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe përfaqësuesin e Kompanisë holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjelltë.
Fillimisht kryetari Bahtiri e ka falënderuar Shainin për interesimin e tij për të pru në Mitrovicë biznesmenë të ndryshëm për të investuar dhe përfaqësuesin e Kompanisë holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas, për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me komunën e Mitrovicës dhe realizimin e projekteve në fushën e infrastrukturës.
Kryetari Bahtiri ka thënë në vazhdim se komuna e Mitrovicës i mirëpret të gjitha iniciativat dhe të gjithë biznesmenët që janë të interesuar për të bashkëpunuar me komunën e Mitrovicës dhe për këtë po punon shumë në krijimin e infrastrukturës përkatëse dhe lehtësirave tjera për biznese.
Përfaqësuesi i Kompanisë holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas, që është një kompani e fuqishme e specializuar për infrastrukturën rrugore nga Holanda dhe që ka angazhime në shumë vende të botës, e ka njoftuar kryetarin Bahtiri me punën që bënë dhe kushtet që ajo ofron për të realizuar projekte të ndërtimit të rrugëve me teknologjinë më bashkëkohore në botë.
Kryetari i komunës, Bahtiri dhe kryetari i AKB-së, Agim Shahini e kanë njoftuar biznesmenin Maas me infrastrukturën ligjore dhe me procedurat e regjistrimit të bizneseve dhe procedurat tjera për angazhim në projekte konkrete.
Përfaqësuesi i Kompanisë holandeze “Terra Stab”, Maarten Maas, tha se do të sjell në Mitrovicë dhe Kosovë ekspertët e kompanisë për të bërë hulumtime të terrenit ku mund të ndërtohen rrugë të reja, apo të meremetohen ato të vjetra.
Që të tre bashkëbiseduesit u dakorduan që selia e përfaqësisë së Kompanisë holandeze “Terra Stab”, të jetë në Mitrovicë, ku ofrohen kushte më të mira për veprimtarinë e bizneseve dhe kompanive të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat