Shkurtohen 7200 vende pune në administratë, rriten punonjësit dhe fondet për Kryeministrinë

Ekonomi

Shkurtohen 7200 vende pune në administratë, rriten punonjësit dhe fondet për Kryeministrinë

Më: 18 nëntor 2015 Në ora: 08:36

Sipas projektbuxhetit të vitit 2016, pritet një ulje prej 8.1% e punonjësve të administratës publike në krahasim me vitin 2015. Pr/buxheti u dorëzua dje në Kuvend për diskutim nga Ministria e Financave dhe parashikon një shkurtim prej 7200 personash.

Shkurtim më të madh të personelit do të pësojë Ministria e Arsimit dhe Sportit, pas saj Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Zhvillimit Urban. Ndërkohë që, numri i punonjësve do të shtohet në Kryeministri, nga 227 persona që është aktualisht, do të shkojë në 530 nëpunës.

Pas kësaj, shtim të punonjësve do të ketë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Mirëqenies Sociale. Për rrjedhojë, fondet për Ministritë ku do të ketë shkurtime do të pakësohen dhe do të rriten fondet për Kryeministrinë dhe Ministrisë e tjera. Pr/buxheti 2016 parashikon një rritje prej 184% të buxhetit të Kryeministrisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat