Ndërtohet shtegu për ecje dhe pushimore në Zubin Potok

Ekonomi

Ndërtohet shtegu për ecje dhe pushimore në Zubin Potok

Më: 17 nëntor 2015 Në ora: 07:09

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ndërtimin e shtegut për ecje dhe pushimoreve në Kodrën e Gradinës në Zubin Potok.

Objektiva e këtij projekti është të mbështesë zhvillimin e turizmit në Kodrën e Gradinës në Zubin Potok. Projekti do të ndihmojë jetën sociale dhe sjelljen urbano-sociale në Komunën e Zubin Potokut.

Në kuadër të programit “Kosova e bukur”, për këtë projekt janë shpenzuar gjithsej 184,742.53 € nga grantet e BE-së.

Përmes implementimit të këtij projekti janë krijuar gjithsej 35 vende të reja pune, përfshirë këtu 28 persona të përzgjedhur nga tregu i lirë i punës në komunat veriore të Kosovës.

Përfitues përfundimtarë të këtij projekti janë rreth 22,000 banorë të Komunës së Zubin Potokut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat