Hoti: Buxheti mund të sjell telashe (Video)

Ekonomi

Hoti: Buxheti mund të sjell telashe (Video)

Më: 16 nëntor 2015 Në ora: 20:48

Kosova nuk mund të hyj në vitin 2016 pa buxhet të aprovuar. Kriza në Kuvend ka ndal miratimin e shumë ligjeve por se ligji për buxhetin është ligji qendror për vendin sepse determinon implementimin e ligjeve të tjera. Madje është premtuar që buxheti shpejtë do bëhet 2 miliardë euro. Kështu ka deklaruar në emisionin Euro Tribuna, Ministri i Financave Avdullah Hoti. Ministri ka folur edhe për deklaratën e të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se nuk bëhet vonë nëse buxheti aprovohet edhe në mars.

“Unë mendoj që mund të mos bëhet vonë për individ të caktuar nëse buxheti nuk aprovohet po për qytetarët, për bizneset, për ekonominë , për institucionet e vendit është vonë nëse hyjm në vitin 2016 pa buxhet të aprovuar. Ne kemi marr disa vendime sivjet siç është për kategorizimin e pensionistëve i kemi nda 23 milionë shtesë për këtë kategori dhe plot vendime tjera të cilat nuk mund të implementohen nëse buxheti nuk aprovohet, tha Hoti.

Hoti, gjatë intervistës ka folur edhe për Ligjin për financa publike si dhe për të hyrat që ka pasur vendi në periudhën janar-tetor. Me këtë rast, ai ka deklaruar se janë bërë kapërcime të mëdha. Sipas tij, vetëm nga Administrata Tatimore ka pas rritje të të hyrave rreth 13 për qind, përderisa nga dogana 8 për qind. Hoti, ndërkohë, ka treguar edhe sa përqind e buxhetit do të shkoi për ekonomi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat