Abrashi në Gjakovë: Rritje të pensioneve deri në 100 euro

Ekonomi

Abrashi në Gjakovë: Rritje të pensioneve deri në 100 euro

Më: 16 nëntor 2015 Në ora: 19:39

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në Gjakovë, u takua me përfaqësuesit dhe anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve të Gjakovës.

Gjatë takimit, ministri Abrashi ka dëgjuar problemet dhe nevojat e pensionistëve gjakovarë, të cilët i artikuluan kërkesat e tyre.

Pasi i dëgjoi pensionistët, ministri Abrashi i njoftoi me skemën e re pensionale, e cila parasheh rritje të pensioneve deri në 100 euro.

Ministri Abrashi, po ashtu, shpjegoi se nga skema bazike jokontributdhënëse do të hiqen vetëm ata persona që nuk janë banorë rezidentë të Kosovës.

Takimi u përmbyll me pajtimin e përbashkët që konsultat me pensionistë të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ministri Abrashi ritheksoi edhe njëherë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për pensionistët.

Ministri Abrashi, gjatë qëndrimit në Gjakovë, është takur edhe me kryetaren e Gjakovës,Mimoza Kusari.

Ai, po ashtu, mori pjesë në inaugurimin e Qendrës Regjionale të Aftësimit Profesional në Gjakovë, e cila është e rëndësisë së veçantë për të rinjtë e Gjakovës dhe të komunave përreth.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat