Ligji për faljen e borxheve me probleme ligjore

Ekonomi

Ligji për faljen e borxheve me probleme ligjore

Më: 16 nëntor 2015 Në ora: 16:23

Përfaqësues të ndërmarrjeve publike kanë shfaqur problemet e zbavitim të ligjit për faljen e borxheve që ka hy në fuqi më 2 shtator të këtij viti. Ata gjatë takimit që kishin më përfaqësues të komisionit për faljen e borxheve kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me zbatimin në praktik të faljes së borxheve.

Por përfaqësuesi i komisionit Agim Dibrani, preferoj që përgjigjet të ua kthehej me shkrimë.

Besa Shatri nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), tha se kjo kompani nuk ka filluar ende zbatimin e këtij ligji, pasi ende nuk e kanë të qartë se a ka të drejtë ligjore që KEK t’i transformoj procesin KEDS-it, e cila tash është ndërmarrje private.

“Pasi që brenga jonë ka kryesisht të bëjë me të drejtën e KEK rreth administrimit të këtij procesi komplet me siguri që kryesuesi i komisionit veç është i informuar. KEK nga shthurja e kompanisë dhe krijimi i KEDS-it më nuk e ka kapacitetin as fizik, e as juridik të mbledhjes së borxheve. Kështu që kjo për neve implementimi i ligjit pa KEDS është po thuajse i pamundur. Ne nuk kemi zyre regjionale, nuk kemi konta kt të drejtpërdrejt apo final me konsumatorin. Tash po e di që KEDS është kompani private varet shumë nga gatishmëria e tyre që ta administroj procesin pa ndonjë tarifë shtesë për inkasimin e këtyre borxheve. Prandaj, edhe pyetja jonë për komisionin ka të bëjë kryesisht me këtë çështje. Sa ka të drejtë ligjore KEK, që të ia transferoj këtë proces komplet kompanisë private KEDS-it, edhe si kompani publike, a ka të drejtë që t’i paguaj tarifë shtesë për inkasimin e këtyre borxheve. Pa dashur të futem në ato procedura, detaje teknike rreth publikut të listave definimit të borxheve që mund t’i kenë të gjitha kompanitë tjera problem jonë është kryesisht ligjorë”, tha Shatri.

Po ashtu, edhe Kujtim Qela, përfaqësues i kompanisë regjionale të mbeturinave në Gjakovë “Çabrati”, kishte paqartësi duke pyetur se çka përfitojnë nga falja e borxheve.

“Thatë ju si kryesisë që kompanitë nuk përfitojnë në kuadër të qeverisë për faljen e këtyre borxheve. Ne jemi kompani regjionale po me vetëfinancim. Rastin konkret kemi borxh ndaj Administratës Tatimore për vitin 2000,2002, 2003,2004. Në qoftë se neve nuk na falen borxhet nga ATK-ja, ku na i falim diku 1 milion e 17 mijë euro. Atëherë çka po përfitojmë nga ky ligj”, tha Qela.

Ndërsa, Kapllan Parduzi, menaxher i departamentit për konsumatorë pranë kompanisë regjionale “Prishtina”, nëPrishtinë, kishte paqartësi me borxhet që ndërmarrjet shoqërore i kanë kompanisë. Ai po ashtu paraqiti problem edhe çështjen e kategorizimit të faljeve të borxhit, si tek rasatet sociale.

“Dua të ceku se problem në v ete na paraqesin edhe ndërmarrjet të cilat janë privatizuar dhe ai borxh i akumuluar i atyre viteve nuk e merr përsipër asnjë institucion. Kurse te ne figuron si borxh. Kemi një listë prej 25 ndërmarrjeve të mëdha që ne i kemi proceduar edhe janë në proces e sipër në gjykatë, që i kemi paditur që është një shumë relativisht e madhe, mirëpo në pamundësi tash të veprojmë edhe gjykata po hezitojnë sepse ligji i parandalon që të zhvillojnë aktivitetet e mëtutjeshme mbi bazën e ligjit i cili është për shlyerjen e borxheve. Vetëm në një rast që dua të potencoj është shembull Sëiss Diamond i cili është privatizuar ish-Iliria që ne e kemi bërë kërkesën që është një borxh prej 110 mijë euro që përfiton nga falja e këtij ligji si biznes, dhe ai borxh nuk është në fakt i Sëiss Diamondit tash, po është borxh i krijuar më herët. Kurse, Agjencioni nuk na është përgjigjur. A lista e publikuar në ëeb faqen zyrtare tonën figur on si Sëiss Diamondi. Po na krijon probleme me qytetarë të rëndomtë sepse po thonë që ju jeni të korruptuar sepse po e falni Sëiss Diamnondin që dihet që kush është përfaqësues, e ne si konsumatorë me raste sociale nuk po na shlyeni borxhet”, tha Parduzi.

Ndërsa, kryesuesi i komisionit, Agim Dibrani vendosi që të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet që sot i paraqiten përfaqësuesit e ndërmarrjeve, kompanive të iu përgjigjen me shkrim.

“Fillimisht po mendoj që të marrim opinionet e juaja në fund neve do të iu informojmë për çështjen çka mundemi këtu me iu informuar neve do të organizojmë edhe takime të tjera ose bashkërisht do të iu thërrasim që këto probleme të zgjidhen njëherë e përgjithmonë. Mendoj që t’i marrim opinionet e juaja edhe në fund neve t’i drejtojmë anëtarët e komisionit të cilët kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me lëmi të caktuara “, tha Dibrani.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë kohës që përfaqësues të kompanive po i shprehnin pakënaqësitë e tyre, në fillim të takimit, tha që është i informuar për implementimin e ligjit por sugjeroj përfaqësuesit e komisionit që të merren parasysh sugjerimet e përfaqësuesve që ishin ardhur sot në takim.

“Më kanë informuar për ecurinë e implementimit të këtij ligji siç thashë më herët është bërë progres në disa prej organizatave buxhetore. Pak tek komunat edhe tek Administrata Tatimore. Kurse tjerat ende kanë ngecë në publikimin e listës së borxhlinjve edhe n ë dhënien e udhëzimeve qarta për subjektet që përfitojnë nga ky ligj. ..Të merrni parasysh këto sugjerime në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të përfitojë sa më parë nga ky ligj.”, tha Hoti.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, përfaqësues nga dogana, ATK, komunat kanë raportuar për sfidat dhe të arriturat e procesit. Ndryshe, pjesa më e madhe e këtyre borxheve janë ndaj ndërmarrjeve publike me 465 milionë euro, 148 milionë euro borxh ndaj ATK-së, 6 milionë euro për doganën dhe rreth 57 milionë borxh të tatimit në pronë nëpër komuna të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat