Mbi 300.mijë euro investime të mërgatës në fshatin Gjylekarë Vitisë

Ekonomi

Mbi 300.mijë euro investime të mërgatës në fshatin Gjylekarë Vitisë

Më: 16 nëntor 2015 Në ora: 14:15

Viti, 16 nëntor- Njëri nga fshatrat e komunës së Vitisë nga i cili në mërgatë jetojnë një numër i madhe i tyre është padyshim fsshati Skifteraj ish Gjylekarë nga i cili një numër imadhë i banorëve jetojnë e veprojnë në shtetet perëndimore. Gjylekari gjithsesi njihet si lokaliteti me më shumë mërgimtar që gjenden në Gjenevë të Zvicrës të cilët për të ndihmuar fshatin e tyre janë mjaftë të organizuar.

“Mërgata e këtij fshati, është mjaftë e organizuar, gjë që dëshmon për realizimin e shumë aksioneve vullnetare në vendlindje. Pikërisht për të ndihmuar dhe zhvilluar fshatin, vite më parë ata morën iniciativën për themelimin e një fondi, të cilit po i përgjigjen vullnetarisht dhe pa hezitim mërgimtarët gjylekaras “ thote Njeri nga këta mergimtarë Mejdi Ademi.

E për kontributin e mërgatës kryetari i këshillit të fshatit Skifteraj /Gjylekarë/ Demush Sadiku, shprehet se nga paslufta e këndej, janë investuar mbi 300.000 euro vetëm nga diaspora. Sipas tij, pos ndërtimit me asfalt të rrugëve lokale me 2 km gjatësi, mërgimtarët bashkëfinancuan edhe me 100.000 euro të tjera në vitin 2008 për ndërtimin e rrugës me asfalt Radivojcë-Skifteraj-Vërbovc, në gjatësi prej 9 km, nga e cila vlerë vlenë të theksohet se 80% mjeteve janë kontribut i mërgimtarëve.

Demush Sadiku ka bërë të ditur për “Bota sot” edhe kontribute të tjera të mërgatës e cila ka bashkëfinancuar po ashtu në ndërtimin e objektit të ri të shkollës së fshatit, si dhe iniciativën e vitit të kaluar, në kuadër të së cili është bërë riparimi i lapidarit të dëshmorëve të fshatit në vlerë prej 1850 euro. E kanë organizuar dhe investuar edhe në shumë projekte të tjera me rëndësi për qytetarët e këtij lokaliteti/Aziz Zuka

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat