Sulmet terroriste: Bursat europiane bien duke sinjalizuar krizë të re

Ekonomi

Sulmet terroriste: Bursat europiane bien duke sinjalizuar krizë të re

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 20:39

Sulmet terroriste të një nate më parë në Paris nuk kishin si të mos sillnin pasoja edhe në bursat europiane. Këto të fundit ranë, duke sinjalizuar më shumë humbje për aksionet që tashmë kanë kaluar ditën e tyre më të keqe në gjashtë javë dje.

Kontratat për Indeksin “Euro Stoxx 50” humbën 0.7% në Londër.

Indeksi “Stoxx Europe 600 Index” ra 1.6% dje si pasojë e shqetësimit se normat e larta të interesit në SHBA mund të pengojnë rimëkëmbjen globale, ndërsa mallrat ranë në nivelet më të ulëta që nga viti 1999.

Treguesi i kapitalit i është drejtuar rënies më të madhe javore që nga fillimi i shtatorit, duke rënë 19%.

12% rigjallërim që e nxiti indeksin “Stoxx 600” ndrejt nivelit të tij më të lartë level që nga gushti javën e kaluar është vënë në pikpyetje si pasojë e e shifrave të dobëta ekonomike, ndërsa “Fed” përgatitet të rrisë normat e interesit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat