Haxhinasto fton bizneset kineze të investojnë në Cërrik

Ekonomi

Haxhinasto fton bizneset kineze të investojnë në Cërrik

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 18:00

Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Jiang Yu, sëbashku me disa sipërmarrës kinez, kanë zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Cerrikut. Në takim organizuar nga kryetari i Bashkisë së Cerrikut, Altin Toska, ishte dhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto.

Haxhinasto duke folur edhe në cilësinë e deputetit dalë nga kjo zonë, i bëri thirrje biznesit kinez, që të shikojë mundësinë e investimeve në këtë zonë, pasi paraqet avantazhe të shumta gjeografike dhe ekonomike.

Ministri Haxhinasto tha se, bujqësia, agroindustria dhe industria, janë fusha mjaft të rëndësishme dhe me prespektivë të qartë zhvillimi, ku palët mund të kenë një bashkëpunim afatgjatë. Haxhinasto tha se për zhvillimin e zonës duhet rihapja e shkollës profesionale të Cerrikut.

Ministri nënvizoi se, qeveria është e angazhuar maksimalisht për t’ju krijuar kushtet investitorëve të huaj, për të ardhur në Shqipëri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat