BERZH, 100 milionë euro në ndihmë të bujqësisë

Ekonomi

BERZH, 100 milionë euro në ndihmë të bujqësisë

Nga: Gjergj Koja Më: 13 tetor 2015 Në ora: 15:37

BERZH do të japë një financim prej rreth 100 milionë euro për mbështetjen e bujqësisë, nëpërmjet mobilizimit të fondeve të garancisë. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është takuar me drejtorin e BERZH për Shqipërinë, Kristof Denk, lidhur me këtë mekanizëm të ri financiar.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të jetë katalizatore e një procesi që synon të përfshijë edhe mjaft banka të nivelit të dytë me portofol krediti, kushtuar bujqësisë. BERZH angazhohet për mbulimin e humbjeve fillestare dhe zbutjen e riskut në financim, ndërsa qeveria shqiptare angazhohet të mobilizojë fondet e garancisë për injektimin e këtyre fondeve në prodhimin bujqësor, agropërpunim, si dhe infrastrukturë mbështetëse për bujqësinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat