BE dhe MTI vizitojnë përfituesit e Programit për Grante - NVM-të

Ekonomi

BE dhe MTI vizitojnë përfituesit e Programit për Grante - NVM-të

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 06:55

Zyra e Bashkimit Europian dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren te përfituesit e Programit të Granteve Mikro, të Vogla dhe të Mesme NVM.

Qëllimi i këtij projekti është të ndihmojë NVM-të në rritjen e performancës, rezultateve, kapaciteteve të eksportit dhe në rritjen e punësimit.

Programi i Granteve për NVM financohet nga BE-ja dhe MTI dhe implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Vlera e projektit është 4 milion euro (BE-ja ka financiar me 3 milion euro).

Kompanitë që do të vizitohen janë:

- “ALM Group SH.P.K.” Adresa: Rruga M2 Prishtinë-Ferizaj afër Spitali Bahceci
- “SWEET POP SH.P.K” Adresa: Rr. Bohemije Hrabal p.n. Graqanicë
- “N.T.P. Sabaja Craft Breëery” Adresa: Rr. M25, Hajvali,
- “NTP Iliri” Adresa: afër Veternikut, Çagllavice
- “Union Co” Adresa: Rruga M2 Prishtinë-Ferizaj, kilometri i 4të, Çagllavicë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat