​Kosova ka potencial për prodhimin e produkteve të malit (Foto)

Ekonomi

​Kosova ka potencial për prodhimin e produkteve të malit (Foto)

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 18:00

Kosova ka traditë të gjatë në grumbullimin e produkteve pyjore jo-drunore, siç janë kërpudhat që rriten në mënyrë të egër, bimët aromatike dhe mjekësore dhe manaferrat, por e ka humbur tregun në rajon për këto produkte.

Kështu u tha gjatë prezantimit të projektit “Ndihmë Tregtisë” për gjendjen aktuale në sektorin e prodhimeve pyjore jo-drunore dhe përpunimit të drurit, të organizuar nga UNDP.

Projekti në fjalë ka për qëllim ta ndihmojë Kosovën në identifikimin e produkteve me potencial (frutave të malit).

Koordinatori për Zhvillim i UN-it dhe përfaqësues i përhershëm në UNDP, Andrew Russell, theksoi se Kosova ka një potencial të madh me pyje, që ka ndikim edhe për zhvillimin ekonomik, ndërsa sipas tij sfidë mbeten eksportet produkteve jo-drunore.

Russell: Fokusi i projektit ka qenë t’i identifikojë produktet me potencial

“Ky projekt ka qenë fokusi i dyfishtë në nivel të politikave, që është munduar ta ndihmoj Kosovën në identifikimin e produkteve me potencial të lartë që mund të përshkallëzohen duke përdorë analizà «n e zinxhirit të vlerave dhe metodologjive të ndryshme. Jemi munduar po ashtu të gjejmë forma për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës në ofrimin analizave të mbështetjes së tyre, dhe ky nuk është i vetmi projekt që merret me mbështetjen e tregtisë apo punësimit në Kosovë”, thekso Rusell.

Përfaqësuesi i UNDP-së deklaroi se projekti ka filluar të implementohet para tri vjetëve në nivel lokal në Kosovë. Nga ky projekt janë ndihmuar rreth 2 mijë fermerë dhe biznese direkt dhe janë krijuar 107 vende të punës.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, duke folur për rëndësinë e pyjeve në Kosovë, deklaroi se Kosova ka nevojë për një menaxhim më të mirë të pyjeve.

Ajo apeloi tek institucionet e Kosovës që t’i parandalojnë prerjet ilegale të pyjeve.

Huhtamaki: Kemi nevojë për një menax him të qëndrueshëm të pyjeve

“Prodhimet pyjore jo-drunore dhe përpunimi i drurit varen nga mirëqenia e natyrës. Kemi nevojë për një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve për ti bërë edhe bizneset më të qëndrueshme, madje edhe të rriten në të ardhmen. Shpresojmë që Qeveria e Kosovës të vazhdojë përforcimin e rregulloreve për kontrollimin e prerjeve ilegale të pyjeve dhe të vazhdoj me projektet e ri-pyllëzimit”, tha Huhtamaki.

Sipas ambasadores, në vitin 2012, Finlanda ka qenë donatori kryesor i këtij programi dhe qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti “Ndihmë Tregtisë” është mbështetje në aktivitetet e bizneseve të vogla dhe të mesme.

Huhtamaki theksoi se projekti ndërlidhet edhe me rritjen e punësimit. Sipas saj, nga natyra e pastër nuk përfitojnë vetëm industrit ë përpunuese, porse kjo është edhe një parakusht për turizëm dhe për mirëqenie bazike të qytetarëve në Kosovë.

Menaxherja e projektit “Ndihmë tregtisë” në UNDP, Teuta Purrini Xhabali, gjatë prezantimit të projektit tha se Kosova ka 481 mijë hektarë tokë pyjore, kurse potencial për të grumbulluar së paku 19 mijë tonelata produkte pyjore jo-drusore, duke përfshirë 85 lloje me potencial ekonomik siç janë rigoni, menta, primula veris, frutat e imëta të dëllinjës, kaça, lule basani, kamomili, trumza etj.

Për këto produkte, sipas Xhabalit në vendin tonë janë rreth 11 mijë e 400 grumbullues, 100 kultivues, 40 qendra grumbullimi dhe 10 përpunues që vlerësohen të jenë aktivë në Kosovë, shumica prej tyre në jug të Mitrovicës./I. Shabani/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat