Rriten çmimet, ekspertët: Shkak aksioni kundër informalitetit

Ekonomi

Rriten çmimet, ekspertët: Shkak aksioni kundër informalitetit

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 21:54

Rritja e çmimeve për muajin shtator ka ardhur si pasojë e aksionit të nisur kundër informalitetit eksporti Zef Preçi shpjegon se barra e aksionit tashmë po kalon tek konsumatorët.
Zef Preçi: Kemi të bëjmë me një situata ku plekset paniku, ku plekeset bnjë lloj çorjentimi i raportit kërkesë-ofertë, intervenimet e tatimeve dhe taksave sa i takon sekuestrimeve të cilat në thelb ndikojnë natyrshëm, jo vetëm në këto raporte.
Eksperti argumenton se FMN dhe Ministria e Financave vendosën për të nisur aksionin në këtë periudhë, pikërisht duke marrë shkas nga inflacioni i ulët, ndërkohë që kërkon të indeksohen pagat.
Zef Preçi: Mendoj që Ministria e Financave dhe ekspertët e FMN e kanë pritur një gjë të tillë dhe ndërmarrja e kësaj përpjekje të qeverisë për të shtuar të ardhurat qoftë edhe në mënyrë arbitrare është kryer në kohën kur inflacioni ishte në nivele mjaft të ulëta, për të mos thënë se kërcënoheshim nga deflacioni. Kështu që në këtë kuptim tejkalon 2%, do të ishte e rekomandueshme që qeveria menjëherë të rishofë pagat e punës.
Sipas INSTAT gjatë muajit shtator krahasuar me një periudhë të një viti më parë rritje të ndjeshme të çmimeve ka pësuar pija alkoolike dhe duhan me 6.9%, gjithashtu edhe cmimet e grupit ushqime dhe pije jo alkoolike me 4.9%.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat