Sektori i ndërtimit, Muçi: Jemi në krizë, nuk ka fronte pune

Ekonomi

Sektori i ndërtimit, Muçi: Jemi në krizë, nuk ka fronte pune

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 20:41

Ndërsa INSTAT vlerësoi se ndrëtimi është një ndër sektorët që ndikoi më shumë në rritjen ekonomike gjatë tremujorit të dytë, ndërtuesit deklarojnë se kjo është e përkohsshme, pasi sektori është në krizë. Sipas tyre, nuk ka fronte të reja pune, investimet publike janë në nivele të ulëta, ndërkohë që është kërkesa për blerje banesash është pothuajse e palëvizshme.
Ndikimi që sektori i ndërtimit dha në rritjen ekonomike që arriti në 2,5% në tremujorin e dytë të këtij viti duket se do të jetë i përkohshëm. Ndërtuesit deklarojnë se sektori është në krizë dhe nuk mund të shpëtohet nga invetsimet publike, që gjithashtu janë në nivele shumë të ulët.
Maksim Muçi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve: Sektori i ndërtimit është pothuajse i pezulluar fare, ka shumë pak pune. Kjo e para që nuk po jepen leje për të ndëruar me investimet private, e dyta edhe investimet shtetrore janë miniale kështu që sektori indërtimit është në kushte shumë të vështira, është pothuajse inekzistent.
Ndërteusit deklarojnë se kërkesa ka ngecur edhe për 8 mijë apartamentet që janë stok.
Maksim Muçi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve: Ekonomia është ajo që ishte, aftësite blerëse janë shumë të ulëta dhe detyrimisht ato do të ngelen.
Përsa i perket deklaratës së kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj për rritjen e taksës si një mënyrë që ndërtuesit të ulin çmimet, ata deklarojnë:
Maksim Muçi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve: Nëse do mendojmë se duke rritur taksat do të detyrojmë…mund të detyrohen, por do jenë shumë pak. Gjithmonë synimi është mos ketë gjera të ekzagjeruara. Sepse nëse ka gjera të ekzagjeruara ka evazion.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat