Paketa fiskale 2016, Do të ulet në 10% TVSH për turizmin, hiqet taksa e plastikës 100 lekë/kg

Ekonomi

Paketa fiskale 2016, Do të ulet në 10% TVSH për turizmin, hiqet taksa e plastikës 100 lekë/kg

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 20:38

Vitin e ardhshëm TVSH për turizmin do të ulet nga 20% që është aktualisht në 10%. Është ky një ndër ndryshimet në paketën fiskale 2016. Mësohet gjithashtu se do të hieqt taksa e plastikës 100 lekë/kg për të ndihmuar prodhuesit vendas dhe industrinë ricikluese, si dhe do të ndërmerren lehtësi për biznesin e vogël dhe prodhuesit
Ministria e Financave ende nuk ka gati një draft përfundimtar për taksat dhe tatimet që do të zbatohen vitin e ardhshëm. Por për disa ndryshime duket se është rënë dakord. Pasi ka mbledhur në dy muajt e fundit kërkesat e biznesit, që në shumatore kanë të përbashkët uljen e taksave, vetëm pak prej tyre mësohen se do të merren parasysh.
Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se do të ulet TVSH-ja për turizmin, nga 20% që ëhstë aktualisht në 10%. Një premtim ky publik i mazhorancës qeverisëse, por i konsideruar i vështirë për t’u realizuar nga pikëpmaja teknike nga kryefinancier Cani. Duke ulur TVSH-në për turzimin, qeveria can sistemin 20% të kësaj takes, duke i hapur rrugë përjashtimeve edhe për sektorë të tjerë.
Një tjetër lehtësi për të cilën duket se financat kanë dhënë mratimin e tyre është heqja e takses së plastikes 100 leke /kg, në ndihmë të prodhuesve vendas dhe industrisë së riciklimit.
Në paketën fiskale 2016, priten ndryshim edhe në ligjin “për tatimin mbi të ardhurat” ku biznesi vogel dhe prodhuesit do keni lehtesi dhe perparsi ne aplikim te skemave te reja per njohje te shpenzimeve. Përsa i përket ligjit ‘për procedurat tatimore” mësohet e nuk do të ketë ndryshime të tjera, pas atyre të miratuara se fundmi dhe që konsistuan në ashpërsimin e gjobave.
Në fund të tetorit, pritet që në Tiranë të mbërrijë misioni i FMN-së dhe pas konsultimeve të fundit, qeveria do të bëjë publike paketën fiskale dhe projektbuxhetin 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat