Rikthim në realitet pas ndeshjes: Rritet çmimi i ujit dhe lëngjeve

Ekonomi

Rikthim në realitet pas ndeshjes: Rritet çmimi i ujit dhe lëngjeve

Më: 9 tetor 2015 Në ora: 11:49

Çmimet e lëngjeve dhe ujit mineral të paketuar kanë pësuar një rritje të pazakontë gjysmën e dytë këtij viti. Pas rënies sistematike dy vitet e fundi, çmimet e pijeve të buta dhe ujit janë shtrenjtuar.
Sipas të dhënave të INSTAT çmimet e produkteve në fjalë u rritën me 2.7 % në shtator nga një rënie më shumë se 2 për qind vitin e kaluar.

Nga vëzhgimet e mëparshme të Monitor është vënë re rritje e çmimeve me më shumë se 10 lekë në paketimet e ujit dhe të lëngjeve në pikat e shitjes me pakicë. Tregtarët kanë pohuar se çmimet janë rritur nga grosistët gjatë muajve të verës.

Ndodh që konsumi i këtyre artikujve të rritet në muajt e verës nga shtimi i kërkesës, po këtë vit tregtaret kanë pohuar se shtrenjtimi ka qenë më i lartë, ka përfshirë shumë artikuj dhe është shtrirë edhe përtej sezonit turistik.

Rritja e çmimeve ka nisur të gjallërohet në muajin shtator, pavarësisht se nuk po nxitet nga konsumi i cili vijon të jetë në anemik. Tregjet kanë reaguar ndaj aksionit kundër infomalitet duke e faturuar formalizimin dhe gjobat në çmime.

Formalizmi ka diktuar çmime më të larta për disa njësi shërbimesh dhe mallrash që nuk kishin paguar detyrimet tatimore më parë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat