Produktet e qumështit ekspozohen në kushte të rënda nëpër tregje

Ekonomi

Produktet e qumështit ekspozohen në kushte të rënda nëpër tregje

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 14:16

Produktet e qumështit të ekspozuara në kushte të rënda në tregje të gjelbra paraqesin rrezikshmëri të lartë për shëndetin e konsumatorëve në Kosovë, dhe bëhet fjalë për një sasi të madhe të këtyre prodhimeve që po shiten në tregje. Kështu u tha sot gjatë prezantimit të analizës "Rregullimi ligjor të shitjes së drejtpërdrejt të prodhimeve të qumështit në tregun e gjelbër", në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.

Për këtë problematik në treg, u kërkua të ketë kontroll dhe të parandalohet nga inspektorët.

Kryetari i Shoqatës së Qumështit në Kosovë, Ramadan Memaj gjatë prezantimit të analizës tregoi se në bazë të hulumtimeve, fermerët shesin diku rreth 30 milionë kg qumësht në tregje të gjelbra ose pran tregjeve nëpër rrugë anë e mbanë Kosovës. Sipas tij, ky veprim rrezikon shëndetin e konsumatorëve.

Memaj: Produktet e qumështit në tregje të gjelbra paraqesin rrezik

“Çështja e rregullimit të tregut të gjelbër pas një studimi dhe analizimi që kemi bërë, del si një problem jashtëzakonisht i madh për industrinë e qumështit në përgjithësi. Është një problem shumë i madh dhe një potencial i cili ngërthen në vetë shumë rreziqe edhe për vet shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Gjendja në tregjet e Kosovës është jashtë zakonisht e keqe dhe bëhet fjalë për një sasi jashtëzakonisht të madhe të produkteve të cilat janë duke u shitur në tregje të gjelbra dhe në tregunzi”, theksoi Memaj.

Kurse,kryeshefit i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës(AUV), Valdet Gjinovci, iu premtoi drejtuesve të shoqatave të qumështarëve se për parregullsitë nëpër tregje, kjo Agjenci vepron konform ligjeve në fuqi dhe janë të përkushtuar që fusha e sektorit të ushqimeve të jetë me standarde të kërkuara për t’i mbrojtur edhe konsumatorët nga higjiena.

Gjinovci: Aq sa na lejon ligji do të veprojmë

“Ne si Agjenci e Ushqimit dhe Veterinës dhe si institucion përgjegjës, të gjitha iniciativat të cilat ndërlidhen me fushën e sigurisë ushqimore, mirëpo edhe fushat të cilat neve na takojnë si institucion përgjegjës do t’i mbështesim dhe do t’i përkrahim aq sa neve na lejon ligji dhe aq sa neve na takon që të jemi përgjegjës për këtë fushë”, thotë Gjinovci.

Ndërsa, drejtori i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit në Kosovë, Ardian Purrini, theksoi se shumë fermerë të cilët posedojnë bagëti në numër më të vogël, kanë filluar të tregtojnë qumështin nëpër tregje. Ai kërkon që kjo çështje e tregut duhet të rregullohet sa më parë nga institucionet përkatëse.

Purrini: Ka ardhur koha të rregullohen plasmanët në tregje

“Shoqata e prodhuesve të qumështit ka shumë anëtarë dhe shumica e prej tyre qumështin e tregtojnë drejtpërdrejt në qumështore... në këto dy javët e fundit kemi marr vesh se shumë fermer me 5,6 e 7 lopë kanë filluar që ta tregtojnë qumështin edhe më shumë nëpër tregje. Besoi se është koha e fundit që këto gjëra të rregullohen dhe të kanalizohen në vendin e duhur”, thekson Purrini.

Këto produkte përveç që shitën në kushte jo adekuate, ato tregtohen edhe pa ndonjë përpunim paraprak dhe nuk i nënshtrohen proceseve higjienike sikurse që veprojnë qumështoret e licencuara.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat