Murati vizitoi kompanit të suksesshme tё diasporёs në Kosovë (Foto)

Ekonomi

Murati vizitoi kompanit të suksesshme tё diasporёs në Kosovë (Foto)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 00:13

Sot ministri i Diasporës Valon Murati ka nisur viziten e tij të dytë në bizneset e suksesshme të diasporës në Kosovë.

Në diten e dytë të javës së Murati e ka vizituar kompaninë “M-Technology”(Mabetex), kompani kjo për prodhimin e dritareve nga plastika dhe alumini, kompaninë “Stone Castle” dhe "Kosova Ëine”, të cilat merren me prodhimin e verës, si dhe kompaninë “LAMI GLASS”, e cila prodhon dritare nga plastika.

“Pronarët e këtyre kompanive e njohën ministrin Murati me veprimtarinë e tyre dhe procesin e punës, por edhe për sukseset në punën e tyre. Ata theksuan se njё pjesё e madhe e produkteve tё tyre eksportohet jashtë vendit.

Por, udhëheqësit e këtyre kompanive i shprehën edhe shqetësimet për infrastrukturën jo të mirë, për kushtet jo të favorshme, si dhe për problemet që u paraqiten gjatё punёs sё tyre. Ata thanë se shteti duhet t’i stimulojë më shumë, duke u krijuar lehtësira në investimet që i bëjnë, si dhe të trajtohen si burim i zhvillimit ekonomik.

Ministri Murati, duke i përgëzuar për punën që bëjnë, theksoi se Qeveria, përkatësisht MeD po bën përpjekje qё t’i përmirësojë kushtet për të bërë biznes.
Ministri Murati i njoftoi pronarët e këtyre kompanive se MeD është anëtare e Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, në kuadër të të cilit është krijuar një mekanizëm -grup i punës për tërheqjen e investimeve nga jashtë, që udhëhiqet nga vetë ministri.

“Themelimi i këtij mekanizmi krijon hapësirë që në mënyrë institucionale të trajtohen problemet, me të cilat mund të ballafaqoheni. Aty mund t’i adresoni të gjitha shqetësimet, ankesat, propozimet e idetë, problemet, në mënyrë që ato pastaj t’i trajtojmë në dikasteret e caktuara. Ne do tё punojmë sё bashku, edhe unё si ministër, por edhe si institucione, nё pёrgjithёsi dhe ju, si biznese, qё eksportin e prodhimeve vendore ta nxitim edhe pёrmes shndërrimit tё diasporës sonë nё konsumatorin e parё tё produkteve tona nё tregun e jashtëm”, tha ministri Murati.

Në fund të vizitës, udhëheqësit e kompanive e falënderuan ministrin Murati për mbështetjen dhe interesimin për t‘i vizituar këto kompani. Gjithashtu, ato u zotuan se do ta rritin bashkёpunimin me institucionet e vendit, pёrkatёsisht me grupin punues tё KKZHE-sё nё funksion tё zhvillimit ekonomik tё vendit dhe uljes sё papunёsisё.
Ministri Murati do ta vazhdojё vizitёn nёpёr bizneset nga diaspora edhe ditët e ardhshme”, thuhet në komunikatën për media./A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat