​Mbi 20 mijë të punësuar në mini-fermat dhe qumështoret e Kosovës

Ekonomi

​Mbi 20 mijë të punësuar në mini-fermat dhe qumështoret e Kosovës

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 12:01

Në Kosovë veprojnë 2 mijë-mini ferma dhe 36 qumështore dhe kanë mbi 20 mijë të punësuar, tregojnë analizat e ekspertëve, që u prezantuan sot në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Gjatë debatit ekspertët e pavarur të angazhuar nga Komisioni theksuan se në këtë sektor duhet të përmirësohen kushtet .

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, bujqit 80 për qind në nivel të vendit përmbushin nevojat e tregut me qumësht. Në Komision pritet të miratohen konkluzat e më pas do të dërgohen në Kuvend.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat