Raiffeisen Bank ia merr 5% provizion për kthimin e monedhave të metalta në letër

Ekonomi

Raiffeisen Bank ia merr 5% provizion për kthimin e monedhave të metalta në letër

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:03

Akumulimi i parave të metalta për bizneset tregtare është duke u bërë shumë problem, ngase deponimi i tyre në bankat komerciale të këtushme po u kushton me pagesën e një shume prej 5% në emër të provizionit bankar.

Kjo i ndodhi pronarit të Qendrës Tregtare "Plus Market" në Ferizaj, Sylejman Nezirit, i cili së fundmi dëshmon se gjatë deponimit në bankën Raiffeisen të një shume prej 4000 mijë eurove në monedha metalike, banka i mori një provizion prej 5% duke i marrë 200 euro, shumë kjo që do t'ia mbulonte pjesën më të madhe të një page të punëtorit

"Unë për këtë problem kam dëgjuar më herët, por që është kështu nuk e kam besuar. Meqë kam shumë shokë që vijnë dhe mi sjellin nga 500 deri 1000 euro të metalta për t'i konvertuar në të letrës, unë e bëj dhe gradualisht ua jap konsumatorëve që blejnë mall te unë. Një konsumator erdhi te unë dhe i solli 4000 mijë euro para të metalit, meqë unë kisha me bërë një pagesë në bankë, asnjëra prej tyre nuk mi pranoj pa e paguar provizionin 5%, që i bije që për këtë shumë të paguaj 200 euro" tha Sylejman Neziri.

Edhe qytetarët du ken e kanë kuptuar këtë lojë të bankave. Naim Musa, qytetar i Ferizajt thotë se i ka ndodhur shpeshherë që gjatë blerjes së gjërave të konsumit ditor, disa punëtorë të mos ja marrin paratë metalike që kanë vlerë të ultë. Ai këtë e lidhë sidomos me furrat e bukës të cilave edhe mund t'ju mblidhen më së shumti paratë e metalit.

Ndonëse bankat nuk flasin për këtë situatë, njohësit e çështjeve bankare thonë se bankat këtë e bëjnë ngase nuk punësojnë punëtorë që merren vetëm me numërimin e këtyre parave. Ata thonë se me këtë duhet të merret BQK-ja që është autoriteti i cili e rregullon tregun bankar."Bankat hezitojnë të angazhojnë punëtorë,ndërsa me këtë çështje duhet të merret Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e cila edhe është e thirrur për të vendosur rend në këtë rrafsh", thotë ekonomisti Musli Idrizi.

Ndalesa e këtij provizioni sipas Iliriana Tahirit, zyrtare për informim në Raiffeisen Bankë është bërë konformë rregullave që banka ka.

“Tarifa e aplikueshme për këtë shërbim për klientët individë dhe mikro është: 5% minus 5 EUR, por deponimi deri në 100 monedha të hekurta është pa pagesë. Banka e zbaton një tarifë të tillë sepse ka shpenzime shtesë duke qenë se ky shërbim merr shumë kohë në degë. Sa më shumë monedha, aq më shumë merr kohë numërimi, klasifikimi dhe operacionet tjera që ndërlidhen me këtë shërbim. Përveç kësaj, edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK) zbaton tarifa për bankat kormericale për deponimin e monedhave të hekurta”, tha Tahiri në përgjigjen elektronike për KosovaPress.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat