Nënshkruhet marrëveshje tregtare e Partneritetit Ekonomik Ndërpaqësor

Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshje tregtare e Partneritetit Ekonomik Ndërpaqësor

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 08:02

Përfunduan me sukses negociatat mbi "Marrëveshjen e Partneritetit Ekonomik Strategjik Ndërpaqësor"(TPP). Lajmin e njoftoi të hënën përfaqësuesi tregtar i ShBA-së Michael Froman pasi vendet e përfshira në bisedime nënshkruan marrëveshjen në Atlanta.

Kjo është marrëveshja më e madhe tregtare e mijëvjeçarit të ri që përfshin midis të tjerave, ekonomi të mëdha të globit si Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Australinë.

Në konferencën e shtypit, Michael Froman u shpreh se pas negociatave të vështira 5 vjeçare, palët arritën konsensus mbi marrëveshjen e Partneritetit Ndërpaqësor, që do të nxitë punësimin, rritjen e vazhdueshme, zhvillimin dhe krijimtarinë në rajonin e Azi-Paqësorit.

Froman u shpreh se zyrtarët që zhvilluan negociatat shpresojnë zhvillimin e komunikimeve të mëtejshme për disa tema të kësaj marrëveshjeje. Pas përfundimit të negociatave, marrëveshja duhet të ratifikohet nga vendet pjesëmarrëse. Analistët vlerësojnë se ratifikimi do të kërkojë gjithashtu një kohë të gjatë.

Negociatat për marrëveshjen e Partneritetit Ndërpaqësor u zhvilluan midis 12 vendeve të rajonit duke mbuluar 40% të prodhimit ekonomik botëror. Kjo marrëveshje përfshin 30 çështje, midis të cilave investimet, shërbimet, tregtinë elektronike, ankandet qeveritare, të drejtave e pronësisë intelektuale, punëtorët, mjedisin etj.

Përfundimi i këtyre negociatave mund të shkaktojë ndikime të thella dhe afatgjata në rregullat e tregtisë botërore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat