​Pacolli pret të arrij bashkëpunim me Byronë Kroate të Sigurimeve

Ekonomi

​Pacolli pret të arrij bashkëpunim me Byronë Kroate të Sigurimeve

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 16:22

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër rrahim Pacolli, ka lajmëruar se sot do të bisedoj edhe me autoritetet Kroate që në të ardhmen të arrihet një marrëveshje bilaterale ndërmjet këtyre dy shteteve.

Pacolli, e ka bërë këtë me dije përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ku ka treguar në të njëjtën kohë se është takuar me ish – presidentin e Kroacisë Stjepan Mesiç.

“Sot u takova me ish Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesic, nga i cili kërkova përkrahje rreth mundësisë që në të ardhmen të arrihet marrëveshje bilaterale ndërmjet Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Byrosë Kroate të Sigurimeve. Takimin me përfaqësues të Byrosë Kroate të Sigurimeve e kemi në pasditen e sotme”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat