2 mijë e 500 vende të reja të punës nga investimet në bujqësi (Foto)

Ekonomi

2 mijë e 500 vende të reja të punës nga investimet në bujqësi (Foto)

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:56

Gratë e Krushës, që kanë përfshirë tregun vendor e ndërkombëtar me produktet bujqësore, pritet që të rrisin kapacitetet dhe të shtojnë prodhimtarinë.

Kjo falë mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, prej së cilës “Kooperativa Krusha” ka fituar grante në vlerë prej më shumë se 30 mijë euro.

Përfaqësuesja e kooperativës, Fahrije Hoti thotë se me ndihmën e Ministrisë presin që të rrisin kapacitetet, nga 43 punëtorë sa janë aktualisht në sektorin e prodhimit, vitin tjetër të rrisin numrin e punëtorëve për 10 ose 15 përqind.

“Mbi 30 mijë euro është vlera e projektit që e financon Ministria. Akomodimi i makinës së pjekjes, frigorifer, edhe një makinë për zierjen e ajvarit, makinën për bluarjen e specave, tavolinën për klasifikimin e specave, të gjitha këto janë financim nga Ministria me participim”, ka thënë Hoti përmes telefonit.

Prodhimet e “Kooperativës Krusha” çdo ditë e më shumë po zë vend në tregun vendor e ndërkombëtar.

Hoti thotë se në vitin 201 6 planifikojnë të zënë vend edhe në shtete të ndryshme të Evropës. Derisa,aktualisht prodhimtaria e tyre është veç në Zvicër.

Përveç “Kooperativës Krusha” nga grantet përfituan edhe shumë të tjerë.

Rreth 2 mijë e 500 vende të reja të punës, në sektorin e bujqësisë, priten të hapen nga investimet e këtij viti, nga Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015. Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë tashmë ka përfunduar vlerësimin e projekteve për grante nga ky program, ku edhe ka bërë publike listat finale të përfituesve. Janë 389 përfitues. E investimet totale arrijnë vlerën prej 31 milionë euro ku Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural ka investuar 19 milionë e 300 mijë euro.

Zëdhënësi i MBPZhR, Shkëlzen Dragaj thotë se listat përfundimtare janë shpallur pasi kanë përfunduar vlerësimin preliminar, kontrollin e parë në terren dhe shqyrtimin e ankesave.

Dragaj: 19 mil ionë e 300 mijë euro investim i Ministrisë

“Janë gjithsej 389 përfitues në të gjitha masat, dhe investimi total i Ministrisë është 19 milionë e 300 mijë euro, mbi këto. Dhe, një pjesë tjetër e cila do të investohet ngas vet përfituesit, që në total investimet të arrijnë në 31 milionë euro”, thotë ai.

Dragaj thotë se nga këto investime gjithashtu do të rezultojnë me hapjen e 2 mijë e 500 vende të reja të punës.

Dragaj: 2 mijë 500 vende të reja të punës nga investimet e këtij viti

“Nga këto investime, ne presim, që të hapen 2500 vende të reja të punës vetëm për këtë vit, po flasim për investimet e këtij viti, të cilat 1500 janë të rregullta dhe 1000 të tjera janë indirekte që lidhen me investimet që bëhen në këto ferma dhe biznese përpunuese të produkteve bujqësore, por edhe zhvilli mi i tregtisë, ndërtime tjera, çka do që lidhet me sektorin”, thotë ai.

Siç thotë Dragaj, një pjesë e projekteve veç kanë nis të implementohet dhe në fund të vitit, në kontrollin e fundit, secilit fermer i cila tash ka deklaruar se do të punësojë një numër të caktuar të personave, me kontratë të rregullt, do t’i kërkohet kontrata dhe dëshmia e pagës që i është dhënë punëtorit.

Lista finale e cila u publikua dje, përfshinë përfituesit në katër masa; Investimi në asetet fizike në ekonominë bujqësore që përfshinë veprimtarinë primare, investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, diversifikimin e fermerëve dhe zhvillimin e bizneseve, dhe masën e ujitjes së tokave bujqësore.

Këto projekte që arrijnë vlerën prej 31 milionë e 600 mijë euro, 19 milionë e 300 mijë euro janë investim i Ministrisë, ndërsa 12 milionë euro janë investime nga vet fermat dhe kompan itë përpunuese.

Përveç investimeve në grante, ministra po implementon programin për subvencione. Këtu, në mbështetje të fermerëve janë planifikuar 23 milionë euro./KosovaPress/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat