Dogana implementon suksesshëm paketën e re fiskale

Ekonomi

Dogana implementon suksesshëm paketën e re fiskale

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 19:50

Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve fiskale dhe përshkallëzimit të TVSH-së Dogana e Kosovës ka implementuar suksesshëm të gjitha ndryshimet në sistemin e saj të zhdoganimeve të mallrave, bën të ditur Dogana me anë të një komunikate.

“Duke iu falënderuar sistemeve të cilat janë të ndërtuara në Doganën e Kosovës ndryshimet fiskale implementohen brenda një kohe shumë të shkurtër prandaj edhe implementimi i TVSH së përshkallëzuar ishte i suksesshëm.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.”, thuhet në komunikatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat