Nenshkrim Marrveshje-IFC mbështet KRK-në në shtimin e huadhënies mikrofinanciare në Kosovë

Ekonomi

Nenshkrim Marrveshje-IFC mbështet KRK-në në shtimin e huadhënies mikrofinanciare në Kosovë

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:42

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, do t'ia ofrojë kredi institucionit mikrofinanciar Kreditimi Rural i Kosovës, Sh.p.k. (KRK) për të shtuar kreditë e dhëna bujqve, ndërmarrësve rural, the bizneseve të tjera të vogla në Kosovë, duke mundësuar zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës.

Financimi afatmesëm dhe afatgjatë është vital për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë dhe hapjen e vendeve të punës, por ai vazhdon të jetë i mangët në pjesën më të madhe të vendit. KRK përmirëson qasjen në fonde për fermerët dhe organizatat e vogla, të cilat shpesh hasin në vështirësi kur përpiqen t'i sigurojnë fondet nga bankat e zakonshme komerciale.

Si pjesë esenciale e ekonomisë kosovare dhe e punësimit, bujqësia përfaqëson rreth 14 përqind të PBB-së dhe punëson rreth 20 përqind të popullatës. Pasi që portfolio e KRK-së fokusohet në bujqësinë primare dhe në përpunimin bujqësor në Kosovë - ku janë mbi 50% e kredive dhe 60% e klientëve - kredia e IFC-së do t'i japë një shtytje zhvillimit më të gjithanshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.


Nënshkrimi do të mbahet në Prishtinë ,
Zyrat e Bankes Botërore/ IFC, kati dytë:
Rr. Lidhja e Pejës p.n 10060, Prishtinë- Fushë Kosovë
Me 4 Shtator 2015, në ora 10:30.
Thomas Lubeck, Menagjeri i IFC-se për Ballkanin Perendimor
dhe
Lulzim Sadrija, Kryeshef Ekzekutiv i KRK-së
do të nëshkruajn marrveshjen dhe do ti drejtohen mediave

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat