Asetet e sistemit financiar të Kosovës, 4.73 miliardë euro

Ekonomi

Asetet e sistemit financiar të Kosovës, 4.73 miliardë euro

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:04

BQK-ja, ka njoftuar se në qershor 2015, vlera e gjithsej aseteve të sistemit financiar të Kosovës arriti në 4.73 miliardë euro, që përkon me një rritje vjetore prej 9.5 përqind.

Kontributin kryesor në zgjerimin e aktivitetit të sistemit e kishin sektorët bankar dhe pensional krahas kontributit mesatar të sektorit të sigurimeve, përderisa efekti i sektorit mikrofinanciar dhe i ndihmësve financiar, pavarësisht rritjes së aktivitetit të tyre, ishte i ulët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat