Zyra e punës: Janë rreth 9 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar

Ekonomi

Zyra e punës: Janë rreth 9 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 23:22

Gratë e kanë më të lehtë sesa burrat të gjejnë një punë në qarkun e Shkodres, por kur flitet me shifra sërish 45.4% e tyre rezultojnë të papuna. Ky është përfundimi i nxjerrë nga zyra e punës ku janë regjistruar 9 mijë punë-kërkues.
Fatbardha Mujaxhi, Pergjegjesja e sektorit te sherbimeve ne zyren e punes: Kemi rreth 9 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar. Profesionet bazë ku ato janë të interesuar janë shumë larg vendeve të punës së lirë që kemi ne si zyrë pune.
Mujaxhi thotë se vetëm 320 persona kanë fituar punësim sezonal në gjithë qarkun, 75 prej të cilëve në bregdetin e Velipojës.
Fatbardha Mujaxhi, Pergjegjesja e sektorit te sherbimeve ne zyren e punes: Janë shpallur në zyrën e punës vende të lira kryesisht nga Velipoja, për kamarier, banakier, shitës fast food. 20% e tyre janë plotësuar nga ne.
Punësimi mbetet një nga sfidat kryesore për qarkun e Shkodres, ku ndonëse shifrat kanë njohur përmirësime, sërish renditet në top listën e papunësisë në shkallë vendi. Vetëm 10% e aplikantëve kanë arritur të punësohen nëpërmjet zyrave të punës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat