Bankat e nivelit të dytë monopol, asnjë ndikim në ekonomi

Ekonomi

Bankat e nivelit të dytë monopol, asnjë ndikim në ekonomi

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 18:11

Bankat në Shqipëri veprojnë si kartele, në tregje të sigurta dhe me fitime të garantuara, duke e shitur shtrenjtë paranë që ia jep biznesit dhe qytetarëve në formën e kredisë. Është ky alarmi që vjen nga biznesi, i cili denoncon mungesën e konkurrencës në tregun financiar shqiptar që ka sjellë përfitime për bankat, por jo për qytetarët dhe ekonominë e vendit.


Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: Nga sektori bankar në vendin tonë praktikisht i ngelur pa konkurrencë i ka të gjitha mundësitë që në tërësinë e tij të jetë në kushtet e një monopoli. Konkurrenca nga tregu i kapitaleve të jetë zero, pra i bie që sistemi banakr ta ketë mjaft të lehtë, pra të ketë fitime të pamerituara.


Artan Gjergji, ekspert i sektorit bankar: Thjesht pozita dominuese që ato zotërojnë në treg vjen në mënyrë indirekte nga disa faktorë të tjerë që kanë të bëjnë kryesisht me nivele relativisht të ulët të zhvillimit të pjesës tjetër të sistemit financiar, çka në mënyrë direkte apo indirekte redukton edhe konkurrencën në sektorin bankar. Nëse do kishte institucione të tjera të cilat do ishin shumë herë më fleksible për t’i ofruar komitetit te biznesit alternative të tjera biznesi, ndryshe nga sistemi bankar atëherë do kishim konkurrencë shumë herë më të lartë.


Raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë vlerëson se në Shqipëri ka vetëm 5 institucione të tjera financiare jo banka që japin kredi, por ato janë të pafusqishme krahasuar me bankat dhe veprojnë në segmente të tregut për të cilat sistemi bankar nuk ka interes sic është bujqësia. Por kush është përgjegjës për këtë situatë?


Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: Jo konkurrencë e pamjaftueshme brenda operatorëve të sistemit bankar. Është përgjegjësi e ekzekutivit, e BSH si rregullator. Detyra e rregullatorit sic është BSH e në këtë rast është sesi këta operatorë të shëndetshëm praktikisht kanë një efekt të dobët në ekonomi.


Artan Gjergji, ekspert i sektorit bankar: Konkurrencën kemi institucionet përkatëse, sic është autoriteti i konkurrencës apo edhe ministritë e linjës apo enti rregullator që është BSH, të cilët mbikqyrin tregun për të mbrojtur konsumatorin në njërën anë, por në anën tjetër japin impulse zhvillimi sektorit për të nxitur konkurrencën mes operatorëve.


Autoriteti i Konkurrencës ka kyer dy hetime mbi konkurrencën në sistemin bankar, ndërsa ka celur së fundmi një studim për tregun e kredive. Drejtuesit e këtij institucioni pohojnë se konkurrenca në tregun bankar nuk ështe shëndetshme dhe pasojat e kësaj situate, që nuk vijnë vetëm për shkak të bankave, por edhe të gjendjes së ekonomisë, i vuajnë qytetartë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat