Sot fillon Festivali i Specit në Krushë të Madhe

Ekonomi

Sot fillon Festivali i Specit në Krushë të Madhe

Më: 28 gusht 2015 Në ora: 07:22

Sot në Krushë të Madhe të Rahovecit fillon Festivali i Specit, ku do të ekspozohen të gjitha llojet e specave të cilët kultivohen në këtë fshat me rrethinë.

Kjo festë nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe MBPZH-së dhe më përkrahjen e AGRO/USAID.

Festivali fillon me vallën e shoqërisë kulturore artistike “Bajram Curri”, për të vazhduar me fjalimin e koordinatorit të festivalit, përfaqësuesit të Komunës së Rahovecit, përfaqësuesit të MBPZHR-së,si dhe përfaqësuesit të USAID-it në Kosovë.

Pastaj rreth mesditës mbahet ceremonia e prerjes së shiritit të Festivalit të Specit, vizita e produkteve të ndryshme brenda në festival, drekë tradicionale, garat e bujqve në mbushjen e thasëve me spec, si dhe shpërndarja e mirënjohjeve për fermerët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat