Nesër, dita e eksportit në Xërxë

Ekonomi

Nesër, dita e eksportit në Xërxë

Më: 26 gusht 2015 Në ora: 10:12

​Nesër në Xërxë do të organizohet dita e hapur dhe dita e eksportit, ku do të ketë perime/produkte të varieteteve të reja, të cilat japin rendiment më të mirë, dhe shërbejnë për përpunim, si dhe për eksport.

Sipas organizatorëve këto produkte janë mbjellë me ndihmën e investimeve të organizatave të huaja siç janë Sëisscontacti.

Ky aktivitet organizohet nga AgroCelina, qendër grumbulluese në Xërxë, dhe partner i projektit PPSE, së bashku me drejtorinë për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural të Komunës së Gjakovës dhe do të mbahet në fushat e ish-Erenikut, përgjatë rrugës Gjakovë-Prizren. Ceremonia fillon në orën 13:00, ku priten kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe kryetari i Komunës së Rahovecit.

Në event janë të ftuar donatorët e projekteve të ndryshme, tregtarët, fermerët dhe të gjitha palët e interesuara. Gjithashtu, do të ketë mundësi të shikohet procesi i vjeljes si demonstrim.

Ndërsa, pasnesër në Krushë e Madhe të Rahovecit organizohet Festivali i Specit, festë kjo e cila organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe MBPZH- së dhe më përkrahjen e AGRO/USAID.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat